Mazhoranca ka rrëzuar me forcën e kartonit kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe për zhvillimin e një debati në Kuvend lidhur me skandalin e SHISH.
Pas votimit, deputetët e opozitës kanë protestuar duke bllokuar foltoren e Kuvendit.
Si pasojë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka njoftuar ndërprerjen e seancës plenare dhe 10 minuta pushim.
PD kërkoi që në rendin e ditës të përfshihej një debat me kryeministrin Edi Rama për zhvillimet e fundit që lidhen me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, dhe hetimet e SPAK për Ergys Agasin.
Paralelisht me seancën plenare jashtë ambjenteve të Kuvendit po zhvillohet protesta e qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e Edi ramës dhe kastës së vjetër politike.








