Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet malore të vendit. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash në orët e mesditës.
Era parashikohet të fryjë me drejtim
kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.








