Pas vendimit në Gjykatën Speciale, turma që gjendej në sheshet e Prishtinës është nisur drejt selisë së EULEX-it, ku ndodhen edhe zyrat e Dhomave të Specializuara në Hagë, raporton “KosovaPress”.
Mijëra persona ishin në shesh që prisnin vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet dhe Kadri Veseli me 18 vjet.







