Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë në seancë plenare çështjen që lidhet me ligjin “Për Paketën e Maleve”, duke i hapur rrugë shqyrtimit të përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.
Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata Kushtetuese, kërkesa synon që Ligji nr. 20, datë 13 mars 2025, “Për Paketën e Maleve”, të vlerësohet nëse është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Përveç kontrollit kushtetues të ligjit, në kërkesë është paraqitur edhe një kërkesë tjetër: pezullimi i zbatimit të “Paketës së Maleve” deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.
Tashmë çështja do të kalojë për shqyrtim në seancë plenare, ku pritet të vlerësohen pretendimet e ngritura lidhur me ligjin.







