Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“FBI-ja është e keqe”/ Çfarë shkruante ish-e dashura e McGonigal para vdekjes, cilët janë zyrtarët që përmendi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
“FBI-ja është e keqe”/ Çfarë shkruante ish-e dashura e McGonigal para vdekjes, cilët janë zyrtarët që përmendi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, u gjet e vdekur një ditë më parë në banesën e saj në Florida të Jugut, në rrethana ende të paqarta.

Emri i saj u bë i njohur pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, me të cilin ajo pohoi se kishte qenë në një lidhje. Guerriero deklaroi se kishte informuar autoritetet amerikane mbi aktivitetet e McGonigal dhe në dëshmitë e saj foli edhe për Shqipërinë, veçanërisht për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama dhe takimet mes tyre.

Më 27 gusht, Guerriero publikoi rreth 75 postime në X, ku rikthehej te Charles McGonigal dhe pretendimet e saj për mënyrën se si FBI-ja kishte trajtuar çështjen. Ajo kërkonte që vëmendja të mos përqendrohej vetëm te McGonigal, por edhe te persona të tjerë që, sipas saj, kishin rol në historinë që ajo pretendonte se kishte dokumentuar.

Në disa prej postimeve, Guerriero përmendi edhe persona të tjerë që, sipas saj, kishin lidhje me çështjen McGonigal.

Në një prej tyre, ajo përmendi Douglas Leff, ish-zyrtar i lartë i FBI-së, dhe kërkoi që ai të burgosej.

“Nëse do të isha Mbreti i Botës, do ta shëtisja Douglas Leff me një kapelë festive në Bronx dhe do të sigurohesha që çdo kanal të ishte i bllokuar si më 11 shtator dhe pastaj e vetmja gjë që dikush do të shihte ndonjëherë në TV do të ishte Doug Leff të shkonte në burg aty ku i takon! (Me SHUMË njerëz të tjerë!!!)”, shkruante Guerriero.

Më pas, në një tjetër shkrim referuar sërsih Doug Leff, Guerriero pyet: “A e ka investiguar dikush Douglas Leff?”.

Në një tjetër postim, ajo përmendi kongresmenin Jim Jordan dhe ish-agjentin e FBI-së, Steve Friend, në lidhje me pretendimet e saj për çështjen McGonigal. Guerriero pretendoi se i kishte dërguar Jordanit, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, dy deklarata zyrtare si whistleblower, por se ai nuk i ishte përgjigjur dhe i kishte kthyer korrespondencën.

Ndërsa për Steve Friend, ish-agjent i FBI-së dhe whistleblower, Guerriero tha se synimi i saj ishte të bëhej një “shqetësim” edhe më i madh për FBI-në se ai, duke deklaruar se, nëse do të vdiste duke qenë një kundërshtare edhe më e fortë e institucionit, do të mund të “prehej në paqe”.

“E mbani mend kur Jim Jordan premtonte në janar 2023 se do të kishte seanca dëgjimore publike për çështjen Charles McGonigal? Po, as unë. E mbani mend kur Jim Jordan, i cili kishte detyrim ligjor të fliste me mua, më ktheu çdo korrespondencë, si edhe DEKLARATËN TIME ZYRTARE SI WHISTLEBLOWER, e cila ishte në duart e tij? Dhe pikërisht kjo është ajo që përmban detajet e vërteta. A më telefonoi? Po, as kjo nuk ndodhi.

Unë nuk kam komunikuar kurrë me Jim Jordan dhe do të doja të dija pse. Gjithmonë kam thënë se qëllimi im në jetë tani është të jem një shqetësim edhe më i madh për FBI-në sesa Steve Friend. Nëse vdes duke qenë një dhimbje edhe më e madhe për ta sesa ai, atëherë më në fund do të mund të prehem në paqe…”, shkruante Guerriero.

Në një tjetër postim, Guerriero sulmoi FBI-në, duke shkruar: “FBI-ja është e keqe.”

Postimet e Guerrieros janë bërë publike ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e vdekjes së saj. Deri më tani, nuk ka të dhëna publike që të lidhin deklaratat e saj ndaj FBI-së apo personave të përmendur me vdekjen.

Previous Post

Letra false në tenderin 12 mln euro, SPAK nis hetimet për Kozelin e ARRSH dhe Besnik Bamin

Next Post

Dalin PAMJET e sherrit në Golem, si u dhunua kamarieri i hotel “Flar”

Next Post
Dalin PAMJET e sherrit në Golem, si u dhunua kamarieri i hotel “Flar”

Dalin PAMJET e sherrit në Golem, si u dhunua kamarieri i hotel “Flar”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

Tensione në selinë e PD-së, persona të maskuar hyjnë brenda dhe sulmojnë godinën

October 18, 2026
Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al