Sunday, August 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Uncategorized
0
Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kristaq Tumani, një ish-mësues në pension nga Dimali, po e kalon këtë verë me shqetësimin se çdo të ndodhë me komunitetin e tij nëse bashkia do të shkrihet me Beratin.

“Si çdo qytetar i Dimalit edhe unë e kam përcjellë me shumë shqetësim projektin për shkrirjen e Bashkisë Dimal,” tha Tumani për BIRN.

Propozimi i depozituar nga Partia Socialiste në Kuvend në fund të korrikut parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Mes 15 bashkive që propozohen për shkrirje janë edhe Dimali dhe Poliçani, të cilat mund t’i bashkohen Bashkisë së Beratit.

Propozimi ndodhet ende në fazën e konsultimit dhe vendimi përfundimtar i takon Kuvendit, por vetëm mundësia e ndryshimit të hartës ka mjaftuar që në të dyja bashkitë e Qarkut Berat të nisë kundërshtimi. Në fillim të gushtit, dhjetëra banorë, mes tyre të moshuar, gra dhe fëmijë, protestuan kundër propozimit me pankartat “Mos e prekni Dimalin”.

Tanimë, diskutimet kanë kaluar nga institucionet te rrugët, lokalet dhe familjet.

Tumani beson se humbja e bashkisë do të ndihej drejtpërdrejt në jetën e banorëve, veçanërisht në fshatrat që ndodhen larg qendrave urbane.

“Ky bashkim do të largonte shërbimet, do të rriste kostot për marrjen e shërbimeve bazike, do të paralizonte jetën e qytetit dhe për pasojë do të sillte dhe shpopullimin e zonës,” argumenton ai,

Ish-mësuesi numëron rreth 38 fshatrat dhe katër njësitë administrative të bashkisë së Dimalit si një arsye më shumë që vendimmarrja të qëndrojë pranë komunitetit.

“Bashkia Dimal ka historikun e saj të veçantë, ka numër të lartë popullsie, ka potencial ekonomik të lartë,” pretendoi ai.

Një identitet përtej hartës

Në Dimal, kundërshtimi i bashkimit me Beratin është ndërtuar mbi dy shtylla që përsëriten në reagimet e kësaj vere: Identiteti i zonës dhe pretendimi se bashkia ka kapacitete ekonomike për të funksionuar më vete.

Vilson Shehu, drejtues i organizatës “The Youth of Ura” dhe një prej zërave të shoqërisë civile në zonë, e kishte artikuluar rëndësinë e këtij identiteti edhe përpara se debati për hartën e re territoriale të mbërrinte në Dimal.

“Bashkia Dimal nuk është një bashki kalimtare, por një bashki që ka të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen,” thotë Shehu.

Në të njëjtën linjë, edhe kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj evokoi historinë e lashtë të zonës për të kundërshtuar propozimin socialist për shkrirje.

“Dimali ka ekzistuar prej shekullit të V p.e.s. Në atë sit, në kodrinat e bukura të Cukalatit, rreth shekullit të II p.e.s. gëlonte jeta, bujqësia dhe tregtia,” shkroi Memaj më 1 gusht.

Bashkia mori emrin Dimal në vitin 2021, duke zëvendësuar emërtimin Ura Vajgurore, pas një procesi të gjatë konsultimi. Por argumenti historik është vetëm një pjesë e kundërshtimit.

Drejtuesit vendorë i janë kthyer shifrave për të argumentuar se bashkia nuk duhet të konsiderohet një njësi që nuk mund të qëndrojë financiarisht më vete.

Ekonomia lokale mbështetet fort te bujqësia dhe tregtia. Sipas të dhënave të paraqitura nga Bashkia Dimal, eksportet bujqësore arrijnë në rreth 50 milionë euro në vit, ndërsa në territor operojnë biznese që lidhen me bujqësinë, përpunimin dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Në këtë debat, një prej argumenteve të reformës se bashkimi me një njësi më të madhe mund të rrisë kapacitetet financiare dhe investuese është kthyer në pikën kryesore të përplasjes.

“Shkrirja nuk do të sjellë për Dimalin kapacitet të shtuar investues, e kundërta mund të ndodhë në kushtet kur vendimmarrja shkëputet nga njësia që shkrihet drejt njësisë ankoruese,” argumentoi më parë kryebashkiakja.

 

 

Kundërshtimi qytetar mori më pas edhe formë institucionale.

Më 10 gusht, Këshilli Bashkiak i Dimalit diskutoi propozimin për bashkimin me Beratin dhe nga 21 këshilltarët pjesëmarrës, 20 votuan kundër.

Në mbledhje u diskutuan edhe treguesit financiarë. Sipas të dhënave të paraqitura nga përfaqësuesit vendorë, gjatë dhjetë viteve të fundit Dimali kishte realizuar mesatarisht 38% të investimeve me buxhetin e vet, kundrejt 7% të raportuar për Beratin.

Këshilltarët i përdorën këto të dhëna për të kundërshtuar argumentin se bashkimi me Beratin do t’i sillte automatikisht Dimalit kapacitete më të mëdha investuese.

Poliçani në protestë

Në anën tjetër të qarkut, qyteti i Poliçanit me një histori krejt të ndryshme po kundërshton gjithashtu projektin për shkrirjen me Beratin.

Fundi i gushtit sjell çdo vit më shumë lëvizje në zonën e Poliçanit. Ditët e pelegrinazhit në malin e Tomorrit mbushin rrugët e zonës me besimtarë dhe vizitorë, por këtë verë, mes banorëve të Poliçanit një tjetër çështje ka konkurruar me ritmin e pelegrinazhit: mundësia që qyteti i tyre të mos ketë më bashkinë e vet.

Në fund të korrikut, banorë të Poliçanit protestuan kundër propozimit, ndërsa disa pjesëmarrës dogjën publikisht teserat e Partisë Socialiste. Organizatorët këmbëngulën se kundërshtimi nuk ishte protesta e një partie apo individi, por reagimi i një komuniteti që kërkonte të ruante institucionet dhe identitetin e qytetit.

Gjatë gushtit, protesta u pasua nga dëgjesat publike. Në një prej tyre, një qytetare e pranishme e cilësoi projektin si “shfarosës dhe denigrues”, duke ngritur shqetësimin se largimi i shërbimeve mund të thellojë varfërimin dhe shpopullimin.

Gjuha e fortë e përdorur në dëgjesë është pjesë e një kundërshtimi që në Poliçan ushqehet edhe nga historia e veçantë e qytetit.

Nëse Dimali e kërkon identitetin e tij deri në antikitet, Poliçani e gjen një pjesë të identitetit në një histori shumë më të afërt: industrinë ushtarake. Qyteti u zhvillua gjatë periudhës komuniste rreth Uzinës Mekanike dhe prodhimit ushtarak, që për dekada siguruan vende pune dhe përcaktuan ritmin ekonomik të zonës.

Pas viteve ’90, dobësimi i industrisë dhe emigracioni ndryshuan qytetin, por kujtesa e uzinës vazhdon të jetë e pranishme në argumentet e atyre që kundërshtojnë bashkimin me Beratin.

Në Poliçan, ashtu si në Dimal, kundërshtimi kaloi nga qytetarët te institucioni vendor.

Pas dëgjesave publike, një komision i ngritur nga Këshilli Bashkiak përgatiti raportin me qëndrimet e komunitetit. Më 21 gusht, Këshilli Bashkiak u mblodh jashtë radhe për të diskutuar propozimin. Të 15 anëtarët votuan kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan dhe bashkimit me Beratin.

Këshilltarët paralajmëruan gjithashtu se do të japin dorëheqjen nëse Kuvendi miraton shkrirjen.

Këshillat Bashkiakë nuk kanë kompetencën për të përcaktuar hartën përfundimtare të vendit dhe votat e tyre nuk e ndalojnë procesin parlamentar. Por ato formalizojnë një kundërshtim që deri në fillim të gushtit shprehej kryesisht përmes protestave dhe reagimeve publike./ Reporter.al

Previous Post

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë
AKTUALITET

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

by Redaktor Redaktor
August 24, 2026
0

Më shumë se një javë pas dhunimit të shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, kanë ardhur zhvillime të reja...

Read moreDetails
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja e shqiptares në Greqi/ Ekspertiza mjeko-ligjore: E shkelmoi 2 herë dhe e vrau me një plumb në kokë

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Ekspertiza mjeko-ligjore: E shkelmoi 2 herë dhe e vrau me një plumb në kokë

August 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

August 30, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al