Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Strehoi 7 emigrantë nga Sudani për t’i dërguar drejt BE-së, arrestohet pronari i një hoteli në Vaqarr

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Strehoi 7 emigrantë nga Sudani për t’i dërguar drejt BE-së, arrestohet pronari i një hoteli në Vaqarr
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka vënë në pranga një 66-vjeçar, pronar i një hoteli në Vaqarr, pasi dyshohet se strehoi 7 emigrantë nga Sudani dhe organizoi transportin e tyre drejt Koplikut me qëllim e kundërligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të BE-së.

Emigrantët u ndaluan në dy taksi dhe u proceduan në gjendje të lirë, ndërsa një taksist po hetohet për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit u sekuestruan armë gjahu, fishekë, celularë, dy taksi dhe dokumentacioni i hotelit.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stafeta”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të kundërligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, emigrantëve nga Vendet e Treta.

Vihet në pranga pronari i një hoteli, ku ishin strehuar 7 emigrantë nga Sudani.

Shërbimet e Seksionit të Hetimit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stafeta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”, shtetasi P. S., 66 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se në hotelin në pronësi të tij, në Vaqarr, Tiranë, ky shtetas kishte strehuar disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishte siguruar mjete transporti (taksi) dhe i kishte nisur në drejtim të Koplikut, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit, me destinacion shtete të BE-së.

Shërbimet e Policisë Kufitare Tiranë janë vënë në ndjekje të 2 automjeteve (taksi), dhe kanë koordinuar punën dhe bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër. Si rezultat, janë ndaluar te dyja automjetet në të cilat udhëtonin 7 shtetas nga Sudani, të cilët u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për taksistin, shtetasin P. Gj., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, dy armë gjahu, njëra prej të cilave dyshohet se mbahej pa leje, fishekë të armës së gjahut, 7 celularë, 2 automjete (taksi) dhe libri i regjistrimit të klientëve të hotelit.

Previous Post

Avokati Haxhia flet pas takimit me Agasin në paraburgim, çfarë më tha pas arrestimit

Next Post

“Zyra e zezë” e Agasit në Bllok/ Berisha: Prokuroria ka videot e ministrave, deputetëve e zyrtarëve, por po i fshin nga hetimi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al