Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Zyra e zezë” e Agasit në Bllok/ Berisha: Prokuroria ka videot e ministrave, deputetëve e zyrtarëve, por po i fshin nga hetimi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Zyra e zezë” e Agasit në Bllok/ Berisha: Prokuroria ka videot e ministrave, deputetëve e zyrtarëve, por po i fshin nga hetimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë, duke deklaruar se ajo disponon materiale filmike dhe audio të regjistruara në zyrën e Ergys Agasit në zonën e Bllokut në Tiranë.

Berisha tha se bëhet fjalë për një zyrë të pajisur me mjete regjistrimi, ku sipas tij, janë filmuar dhe regjistruar persona të ndryshëm që kanë hyrë dhe kanë dalë nga ambientet e saj.

“Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës një zyrë, studio apo ta quajmë ç’të doni, më e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë”, deklaroi Berisha.

Sipas kreut të PD-së, në këto ambiente janë paraqitur ministra, drejtorë të përgjithshëm, deputetë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë.

Berisha e cilësoi zyrën si një ambient ku, sipas tij, zhvilloheshin takime me karakter të dyshimtë dhe ku regjistrimet mund të përbëjnë materiale me rëndësi për hetimet.

“Pra, zyra e Agasit në Bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve”, tha Berisha.

Ai akuzoi më tej Prokurorinë se po selekton personat që dalin në këto materiale dhe se po përjashton nga hetimi zyrtarë të lartë.

“Këto foto, zëra, video, të gjitha i disponon Prokuroria. Ata po fshijnë ministrat, sipas disa burimeve. Ata po fshijnë deputetët, po fshijnë zyrtarët më të lartë”, u shpreh Berisha.

PJESE NGA FJALA

Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës, një zyrë, studio apo ta quajmë ç’të doni, më e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë.
Zyra e Ergys Agasit bënte regjistrime në figurë dhe zë, sapo të hapje derën dhe sapo të dilje nga ajo derë.
Maniak. Ishte maniak, se maniakët bëjnë akte që thua ti pse i bëjnë, i bënte ai.
Mirëpo regjistrimet e tij, duhet ta dinë shqiptarët, herë-herë provojnë se ajo zyrë ishte një kuplara e vërtetë në mes të Tiranës.
Në atë zyrë janë paraqitur pa asnjë motiv zyrtar ministra, ministre, drejtorë të përgjithshëm, drejtoresha të përgjithshme, deputetë, deputete.
Janë paraqitur gjykatës, prokurorë, zyrtarë të lartë të policisë, etj, etj.
Pra, zyra e Agasit në Bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve.
Këto fotot, zërat, videot, të gjitha i disponon prokuroria.
Ata po fshijnë ministrat, sipas disa burimeve.
Ata po fshijnë deputetët, po fshijnë zyrtarët më të lartë.
Por i garantoj se hetimi i tyre nuk do ndalet ndonjëherë.
Nuk ndalet ndonjëherë ai hetim.

Previous Post

Strehoi 7 emigrantë nga Sudani për t’i dërguar drejt BE-së, arrestohet pronari i një hoteli në Vaqarr

Next Post

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, evakuohet personeli

Next Post
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, evakuohet personeli

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, evakuohet personeli

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al