Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkia Vlorë nuk heq dorë nga projekti, 31 mijë euro tender për vetëm 100 kafaze qensh

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Bashkia Vlorë nuk heq dorë nga projekti, 31 mijë euro tender për vetëm 100 kafaze qensh
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Debati që shpërtheu në prill të këtij viti për kostot e parashikuara nga Bashkia e Vlorës për strehëzën e qenve endacakë nuk e ka ndalur projektin. Përkundrazi, Bashkia ka hedhur një tjetër hap drejt zbatimit të tij, duke hapur një tender të posaçëm për blerjen e kafazeve ku do të qëndrojnë kafshët.

Sipas njoftimit të shkurtuar të kontratës, Bashkia Vlorë ka hapur procedurën me objekt “Blerje kafaze të qëndrimit të qenve”, me numër reference REF-97014-08-24-2026. Fondi limit është përcaktuar në 2,902,767 lekë pa TVSH, ose rreth 31 mijë euro me kursin aktual të këmbimit.

Procedura është hapur më 24 gusht dhe ofertat duhet të paraqiten deri më 4 shtator 2026. Kontrata parashikohet të ketë një kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Sipas të dhënave të projektit të bëra publike më herët, strehëza është konceptuar për një kapacitet prej rreth 100 qenësh. Nëse tenderi aktual lidhet me sigurimin e 100 kafazeve individuale, fondi limit përkthehet në rreth 29 mijë lekë pa TVSH për një kafaz, ose mbi 310 euro për kafaz me TVSH.

Kjo është vetëm një nga faturat që i shtohen projektit, i cili u bë objekt i një debati të fortë publik në muajin prill, pas raportimeve në media mbi kostot e parashikuara nga Bashkia e Vlorës për administrimin e strehëzës.

Sipas përllogaritjeve të bëra publike në atë kohë, për periudhën maj-dhjetor 2026 projekti parashikonte një kosto totale prej rreth 260 mijë eurosh për një kapacitet prej 100 qenësh. E ndarë për numrin e kafshëve dhe muajt e funksionimit, fatura shkonte në afërsisht 260 euro në muaj për çdo qen.

Vetëm për pagat e gjashtë punonjësve parashikoheshin mbi 7.4 milionë lekë, ndërsa shpenzimet operative kalonin 10.4 milionë lekë. Një tjetër zë i konsiderueshëm lidhej me ambientin me qira dhe pajisjet, me një faturë prej mbi 8.1 milionë lekësh.

Tashmë, tenderi prej afro 3 milionë lekësh pa TVSH për kafazet e rikthen çështjen e kostove në vëmendje.

Nevoja për trajtimin e qenve endacakë dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për mirëqenien e kafshëve nuk vihet në diskutim. Por debati lidhet me proporcionalitetin e shpenzimeve dhe prioritetet e përdorimit të parave publike, veçanërisht në një bashki ku qytetarët përballen çdo ditë me nevoja të tjera infrastrukturore dhe sociale.

Krahasimi bëhet edhe më domethënës kur projekti vendoset përballë shpenzimeve sociale. Sipas të dhënave të bëra publike më herët, për kujdesin social në buxhetin e vitit 2026 ishin parashikuar rreth 310 mijë euro për të gjithë vitin. Për tetë muaj, kjo shumë do të ishte rreth 207 mijë euro, pra më e ulët se kostoja prej rreth 260 mijë eurosh e parashikuar për projektin e strehëzës gjatë periudhës maj-dhjetor.

Në të njëjtën kohë, pensioni minimal është rreth 107 euro në muaj, ndihma ekonomike rreth 35 euro, ndërsa kostoja mujore e ushqimit për një fëmijë në çerdhe apo kopsht është përllogaritur në rreth 48 euro.

Pikërisht këtu lind pyetja që shoqëroi debatin që në muajin prill: a janë këto kosto të justifikuara dhe a është zgjedhur mënyra më ekonomike për të zgjidhur problemin e qenve endacakë?

Tenderi i ri tregon se, pavarësisht polemikave, Bashkia e Vlorës po vijon me zbatimin e projektit. Por me çdo kontratë të re shtohet edhe një faturë e re për taksapaguesit dhe, bashkë me të, nevoja që Bashkia të argumentojë jo vetëm domosdoshmërinë e strehëzës, por edhe arsyeshmërinë e kostove të saj.

Sepse çështja nuk është nëse Vlora duhet të ketë një zgjidhje për qentë endacakë. Çështja është sa duhet t’u kushtojë qytetarëve kjo zgjidhje dhe nëse 31 mijë euro vetëm për kafazet përfaqësojnë përdorimin më eficient të parave publike, në një qytet ku lista e nevojave dhe investimeve prioritare mbetet e gjatë. /ekofin.al

Previous Post

Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen, ja kush po merret me projektin

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
AKTUALITET

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

by Redaktor Redaktor
August 22, 2026
0

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në...

Read moreDetails
Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

June 20, 2025
Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

August 24, 2026

Ethet e verës në PS: A do të shkarkohen 6 ministra?

August 21, 2026
Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

August 21, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkia Vlorë nuk heq dorë nga projekti, 31 mijë euro tender për vetëm 100 kafaze qensh

Bashkia Vlorë nuk heq dorë nga projekti, 31 mijë euro tender për vetëm 100 kafaze qensh

August 25, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen, ja kush po merret me projektin

Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen, ja kush po merret me projektin

August 25, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al