Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“2.5 milionë lekë dhe bizhuteri”, zbardhet vjedhja në Sharrë, 3 të arrestuar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
“2.5 milionë lekë dhe bizhuteri”, zbardhet vjedhja në Sharrë, 3 të arrestuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet vjedhja në një banesë në Sharrë, ku para 10 ditësh u morën 2 500 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 000 lekë.

Policia njofton se ka identifikuar 4 personat, të cilët të organizuar si grup, dyshohet se kryen krimin, ndërsa tre prej tyre janë arrestuar.

Në njoftim sqarohet se gjatë kontrolleve në një servis automjetesh në Astir, në bashkëpronësi të dy prej të dyshuarve, policia gjeti një armë zjarri, tre krehra me 82 fishekë luftarakë dhe dy palë targa automjetesh.

Në kontrolle të tjera u sekuestruan katër automjete, një motomjet dhe 55 mijë lekë, që dyshohet se kanë burim kriminal.

“Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni dhe 2 palë targa, si dhe 4 mjete dhe 55 000 lekë, me burime të dyshuara kriminale.

Si rezultat i hetimit intensiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vjedhjes në banesën e shtetasit D. S., më datë 14.08.2026, u finalizua operacioni i koduar “Last Scheme”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 3 nga autorët e dyshuar të rastit, konkretisht shtetasit L. S., 26 vjeç, K. T., 23 vjeç dhe M. H., 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi A. B.

Në vijim të veprimeve operacionale u krye kontroll në servisin për mjete, në bashkëpronësi të shtetasve A. B. dhe M. H., ku u gjetën 1 armë zjarri, 3 krehra, 82 fishekë luftarak, 2 automjete, 1 motomjet dhe 2 palë targa automjetesh.

Më tej u krye kontroll në banesën e shtetasit K. T., nga ku u sekuestruan 1 automjet dhe 55 000 lekë”, njofton policia.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për dokumentimin e plotë të këtij rasti kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Nga paratë e krimit te resortet luksoze, çfarë zbulon vrasja e turistit për turizmin shqiptar

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
AKTUALITET

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

by Redaktor Redaktor
August 22, 2026
0

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në...

Read moreDetails
Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

June 20, 2025

Ethet e verës në PS: A do të shkarkohen 6 ministra?

August 21, 2026
Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

Moderatori i njohur njofton largimin nga Vizion Plus, çfarë po ndodh?!

August 21, 2026
Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

August 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“2.5 milionë lekë dhe bizhuteri”, zbardhet vjedhja në Sharrë, 3 të arrestuar

“2.5 milionë lekë dhe bizhuteri”, zbardhet vjedhja në Sharrë, 3 të arrestuar

August 25, 2026
Nga paratë e krimit te resortet luksoze, çfarë zbulon vrasja e turistit për turizmin shqiptar

Nga paratë e krimit te resortet luksoze, çfarë zbulon vrasja e turistit për turizmin shqiptar

August 25, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al