Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen, në të cilën zbulohet ndër të tjera edhe gjithë dinamika e plotë e sherrit që përfundoi në vrasje, me autor të akuzuar Sokrat Vatën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik. Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit.

Gjatë përleshjes, 20-vjeçari Mendes u godit fillimisht me grushte nga disa persona. Në vijim, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata u afrua pranë të riut dhe e goditi disa herë me thikë në trup. Edhe David Heurtevent dyshohet se e ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit.

Por çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë:

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehet se nga ambientet e lokalit “Principotes” vërehet se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbrapa. Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026, nga ana e parkimit në anën jugore të Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas, konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me një këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezlloneve.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat, i cili është i veshur me të bardha, dhe Sokrati e ndjek nga mbrapa në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14, në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertvent, i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij, shtetasin Luis Mendes, dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent, largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe e ata e shtyjnë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit Paradise, ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani, i cili e shoqëron nga mbrapa në drejtim të lokalit të “Principotes”./TCH

Previous Post

Video/ Qytetari denoncon dhunën në policinë e Golemit: Më goditën dhe më morën celularin

Next Post

“Revolucioni i flamingove” zgjon profesionistët/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama

Next Post
“Revolucioni i flamingove” zgjon profesionistët/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama

“Revolucioni i flamingove” zgjon profesionistët/ 212 arkitektë e urbanistë peticion kundër modelit Rama

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

October 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

26% e shqiptarëve nuk e përballojnë financiarisht internetin në shtëpi

October 7, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al