Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qiratë në nivel rekord, rriten 7.8% në qershor

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qiratë në nivel rekord, rriten 7.8% në qershor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Inflacioni i brendshëm në ekonominë shqiptare arriti në 3.7% në tremujorin e dytë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni i gjeneruar nga ekonomia e brendshme u rrit më tej nga niveli prej 3.6% i tremujorit të parë, i nxitur sidomos nga shtrenjtimi i qirave.

Inflacioni i qirave dha kontributin kryesor në formimin e inflacionit të brendshëm, me rreth 2 pikë përqindje ose 54% të inflacionit total të brendshëm për periudhën.

Inflacioni i qirave në muajin qershor të këtij viti arriti nivelin më të lartë historik, në 7.8%. Në tremujorin e parë të vitit, inflacioni i qirave kishte qenë në nivelin 7.5%. Në periudhën maj-qershor, ai u ngadalësua lehtë në 6.9%, por në qershor rritja u shpejtua përsëri, në nivelin 7.8%. Rritja e muajit qershor duke se reflekton presionet e një kërkese të shtuar sezonale për qira ditore të lidhur me pushimet verore.

Në vijim të analizën së detajuar të inflacionit sipas burimit, Banka e Shqipërisë vëren se inflacioni i importuar ngadalësoi tkurrjen në -1.1% në tremujorin e dytë, nga -4.7% një tremujor më parë. Zgjerimi i inflacionit të importuar është ndikuar ndjeshëm nga rritja e çmimeve të naftës, ndërkohë që mbiçmimi i Lekut ka zbutur presionet nga çmimet e huaja. Me gjithë rritjen e ndjeshme të tremujorit të dytë, inflacioni i importuar vazhdon të ketë një kontribut negativ, me -0.2 pikë përqindjeje në formimin e inflacionit total.

Mozaiku i inflacionit në vitet e fundit ka shfaqur një dominim të qartë të inflacionit të brendshëm. Nivelet e larta të inflacionit të brendshëm janë përcaktuar sidomos nga presionet e larta nga trgeu i punës në vitet e fundit. Rritja e fortë e kërkesës në sektorë të veçantë, sidomos të lidhur me turizmin, por edhe emigracioni i lartë i të rinjve kanë krijuar trysni të vazhdueshme për rritjen e pagave. Këto presione pjesërisht janë reflektuar në rritje të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, pjesërisht mund të jenë përthithur nga vetë bizneset me ulje të marzheve të fitimit dhe pjesërisht, sidomos në tregtinë e mallrave, janë amortizuar nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit.

Ndërkohë, rritja e shpejtë e turizmit ka sjellë një rritje të fortë të inflacionit qirave, qoftë si efekt direkt mbi qiratë ditore, qoftë në mënyrë indirekte, duke ulur ofertën për qira afatgjata dhe duke sjellë shtrenjtim edhe në këtë segment.

Nga fillimi i këtij viti, rritja e çmimit të naftës ka kthyer në trajektore rritëse inflacionin e importuar, që në periudhën 2024-2025 i kishte balancuar presionet e konsiderueshme inflacioniste të ekonomisë së brendshme. Zbehja e efektit deflacionist të çmimeve të importit ka bërë që inflacioni pas tremujorit të dytë të vitit të rritet sipër objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë, duke arritur në 3.4% në muajin korrik./ Monitor

Tags: banesacmimeqira
Previous Post

AmCham ngre shqetësime për ligjin e pajisjeve mjekësore: FDA, gjobat dhe periudhat tranzitore

Next Post

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët

Next Post
Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila
AKTUALITET

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

by Redaktor Redaktor
October 1, 2026
0

Policia e Tiranës ka zgjeruar hetimet për publikimin e videove erotike që kanë qarkulluar në rrjet, duke nisur marrjen në...

Read moreDetails
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

October 6, 2026
Aksident në Fier, kamionçina përplaset me një shtyllë ndriçimi

Aksident në Fier, kamionçina përplaset me një shtyllë ndriçimi

October 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al