Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Principotes’ nën emrin e 71-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
‘Principotes’ nën emrin e 71-vjeçares, pronari ‘në hije’ i biri Bekim Bulica, i përmendur për trafik droge në Francë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

I ndodhur përballë tre ishujve të Ksamilit, “Principotes”, një strukturë turistike luksoze, ku mëngjesin e kësaj të marte u gjet i vrarë 20-vjeçari portugez Miguel Mendes, rezulton të jetë e regjistruar nën emrin e një 71-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica, me një kapital prej 100 mijë lekësh.

Të dhënat  zbulojnë se pensionistja e angazhuar në biznes, është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë.

Në fakt lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në Principotes, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”. Pikërisht mbrëmjen e djeshme, ishte ftuar një DJ francez.

Bekim Bulica ka jetuar në Francë nga ku ai rezulton të jetë ekstraduar në shkurt të vitit 2021. Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, ai “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.”.

Është e paqartë se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli. Por gati një vit më pas, në janar 2022, e ëma e tij regjistron kompaninë Tortuga Bay, e cila më pas do të marrë emrin që sot mban dhe struktura turistike në Ksamil, “Principotes”.

Në shtator të vitit 2023, emri i Bekim Bulicës do të shfaqet sërish në regjistrat e policisë, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Tiranë. Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome. Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “Të mbeta në dorë o Bekim”.

Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.

Megjithatë asgjë nuk duket se e ka penguar Bekimin të vijojë, nën mbulesën e të ëmës, biznesin e tij, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar.

Tags: Bekim BulicaksamilPrincipotesvrasje
Previous Post

Virozat mbushin Pediatrinë e Beratit, 40 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore

Next Post

Vrasja e turistit/ Shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, Bekim Bulica

Next Post
Vrasja e turistit/ Shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, Bekim Bulica

Vrasja e turistit/ Shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, Bekim Bulica

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj
AKTUALITET

Ndërtimi ilegal në zemër të Karaburunit, kush ua dha ”besën” Skerdi Dinaj dhe Olsen Sherifaj

by Redaktor Redaktor
August 12, 2026
0

Një objekt prej druri që po ndërtohej si “beach bar” në zonën e Shën Janit, në Karaburun, u shemb pasditen...

Read moreDetails
Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë?

August 16, 2026
Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në zemër të Ksamilit

June 20, 2025
Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

Priten reshje shiu! Si parashikohet moti për ditën e sotme

August 14, 2026
Nuk u ndje mirë gjatë pushimeve, ndahet nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës

Nuk u ndje mirë gjatë pushimeve, ndahet nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës

August 13, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

August 18, 2026
Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

Vrasja te kompleksi “Principote”/ Autori kyç gojën para hetuesve, zbardhet dëshmia e turqve që e shoqëruan

August 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al