Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Korça po boshatiset, alarmi i shifrave/ Alolli: Bilanci natyror më negativ në vend, 265 më shumë vdekje se lindje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Korça po boshatiset, alarmi i shifrave/ Alolli: Bilanci natyror më negativ në vend, 265 më shumë vdekje se lindje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Korça po përballet me një tkurrje demografike që po thellohet vit pas viti, ndërsa shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një bilanc alarmues mes lindjeve dhe vdekjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e dytë të këtij viti, në qarkun e Korçës janë regjistruar 265 vdekje më shumë se lindje, duke i dhënë këtij qarku bilancin natyror më negativ në të gjithë Shqipërinë.

Shifrat tregojnë se situata nuk është një fenomen i izoluar i këtij viti. Në të njëjtën periudhë të vitit 2023, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve ishte 184. Brenda tre vitesh, bilanci negativ është thelluar me rreth 44%.

Por shifra bëhet edhe më shqetësuese kur merret parasysh se këtu nuk përfshihet emigracioni. Pra, numri i personave që largohen nga Korça drejt vendeve të tjera nuk pasqyrohet në këtë bilanc.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, e ka cilësuar situatën një alarm serioz për qarkun, duke akuzuar qeverinë se nuk po ndërmerr politika të mjaftueshme për frenimin e tkurrjes demografike.

Sipas saj, pas imazhit të zhvillimit dhe investimeve që promovohen nga qeveria, realiteti në terren është ai i një qarku që po plaket dhe po humbet gradualisht popullsinë e re.

“Korça nuk mbahet gjallë me fasada, festa dhe fotografi”, shprehet Alolli, duke kërkuar politika që të krijojnë vende pune, të mbështesin bujqësinë dhe t’u japin familjeve më shumë siguri ekonomike.

Deputetja thekson se largimi i të rinjve dhe rënia e lindjeve janë dy prej problemeve kryesore që po e rëndojnë të ardhmen demografike të qarkut.

“265 nuk është thjesht një numër statistikor. Është një alarm”, shprehet Alolli.

Ajo e mbyll reagimin me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj qeverisë, duke deklaruar se nëse ky alarm përsëritet prej vitesh pa sjellë ndryshim të politikave, atëherë nuk bëhet më fjalë thjesht për administrim të zhvillimit.

“Po administron boshatisjen”, përfundon deputetja e PD-së.

POSTIMI I PLOTE

Korça po tkurret. Dhe shifrat nuk lënë më vend për propagandë.
Të dhënat e publikuara nga INSTAT japin një alarm që nuk mund të injorohet: Korça ka bilancin natyror më negativ në të gjithë Shqipërinë, me 265 vdekje më shumë se lindje vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti.
Dhe nuk është një episod i një tremujori. Në të njëjtën periudhë të vitit 2023 diferenca ishte 184. Sot është 265.
Në vetëm tre vjet, bilanci negativ është thelluar me rreth 44%.
Dhe këtu flasim vetëm për diferencën mes lindjeve dhe vdekjeve. Emigracioni nuk përfshihet në këtë shifër.
Pas fasadës së propagandës për zhvillim, realiteti është shumë më i rëndë: një qark që po plaket, po humbet të rinjtë dhe po tkurret.
Korça nuk mbahet gjallë me fasada, festa dhe fotografi. Duhet ekonomi që krijon vende pune, bujqësi që mbështetet, familje që kanë siguri dhe të rinj që mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
265 nuk është thjesht një numër statistikor. Është një alarm.
Dhe kur një qeveri e dëgjon këtë alarm prej vitesh dhe nuk ndryshon kurs, atëherë nuk po administron zhvillimin.
Po administron boshatisjen.
Tags: instatkorcepropagande
Previous Post

Çim Fusha në SPAK, Tan Agolli i FSHZH i jep 6,5 MLD lekë të rregullojë bregun e Durrësit fund-sezoni

Next Post

Temperaturat arrijnë deri në 39°C, parashikimi i motit

Next Post
Temperaturat arrijnë deri në 39°C, parashikimi i motit

Temperaturat arrijnë deri në 39°C, parashikimi i motit

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve
AKTUALITET

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

by Redaktor Redaktor
September 24, 2026
0

Shkarkohet nga detyra Ilir Topi, drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH). “Boldnews.al” mëson se vendimi...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

“Ka pranuar marrëdhënien jashtëmartesore me Ballukun”/ Elton Qyno zbardh deklaratën e bujshme të Igli Tares në SPAK

September 26, 2026
Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

Dëmtimi i rëndë e la të paralizuar, hapet GoFundMe për të ndihmuar Enean

September 27, 2026
Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

Ergys Agasi i ka blerë Grida Dumës makinë 150 mijë euro?

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari shqiptar

September 29, 2026
Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

September 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al