Monday, August 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Celulari, alkooli dhe shpejtësia/ Ashpërsohet Kodi Rrugor, ja masat e reja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Celulari, alkooli dhe shpejtësia/ Ashpërsohet Kodi Rrugor, ja masat e reja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, gjatë një prononcimi për mediat ka prezantuar ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat sipas tij synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve.

Një prej ndryshimeve të reja lidhet me personat që kapen duke drejtuar automjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi. Vatoci deklaroi se për këta persona, e drejta për t’u pajisur me patentë shtyhet deri në 1 vit, ndërsa për të miturit kjo periudhë shkon deri në 2 vjet.

Ndryshime janë parashikuar edhe për drejtuesit që kapen nën ndikimin e alkoolit, ku sipas rregullave të reja, leja e drejtimit hiqet përgjithmonë kur një drejtues mjeti rezulton me një nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, nëse më parë është konstatuar dhe ndëshkuar për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur.

Ashpërsohen gjithashtu masat ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësisë së lartë, veçanërisht në zonat urbane, pranë shkollave, në kryqëzime dhe degëzime. Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Një tjetër ndryshim lidhet me përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit. Përdorimi i celularit tashmë sanksionohet edhe kur drejtuesi është duke drejtuar biçikleta, motomjete deri në 50 cc dhe monopatina me motor.

Ndërkohë, për drejtuesit e automjeteve, pezullimi i lejes së drejtimit aplikohet pas dy ndëshkimeve brenda të njëjtit vit për përdorimin e telefonit, nga tre shkelje që kërkoheshin më parë.

Ndryshime janë parashikuar edhe për drejtuesit e rinj, të cilët e kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit. Për këtë kategori janë përcaktuar masa të posaçme në lidhje me drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime specifike të shpejtësisë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e mundësisë për konvertimin e pezullimit të lejes së drejtimit me pagesë. Siç deklaroi Vatoci, deri më 7 gusht, në rastet kur për një shkelje, përveç gjobës, parashikohej edhe pezullimi i patentës, drejtuesi kishte mundësinë të paguante një shumë sa dyfishi i masës administrative maksimale dhe të shmangte pezullimin.

Me ndryshimet e reja, kjo mundësi është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht, kur parashikohet si masë plotësuese për shkeljen e kryer.

“Masat ndëshkuese nuk janë qëllimi ynë. Qëllimi ynë është parandalimi i shkeljeve, parandalimi i aksidenteve dhe, mbi të gjitha, mbrojtja e jetës”, u shpreh Vatoci.

Prononcim për media i Drejtorit të Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci:

Përshëndetje!

Jemi sot në këtë komunikim me ju, për prezantimin e disa normave të reja, të miratuara me Ligjin nr. 58/2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, masa këto që synojnë rritjen e sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.

Ndër ndryshimet kryesore, të cilat kanë hyrë në fuqi më datë 07.08.2026, evidentojmë:

* Shtyrjen e së drejtës për t’u pajisur me leje drejtimi deri në 1 vit për personat që konstatohen duke drejtuar mjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa për të miturit kjo periudhë shtyhet me 2 vjet. Shërbimet e Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit do të informojnë, për çdo rast, DSH­TRR-në, si institucioni kompetent për lëshimin e lejeve të drejtimit, për kryerjen e procedurave përkatëse të regjistrimit në sistem të personave të konstatuar.

* Heqjen përgjithmonë të lejes së drejtimit kur një drejtues mjeti rezulton me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur. Kjo masë vjen si nevojë e adresimit të fenomenit shqetësues të aksidenteve rrugore me pasoja, për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

* Ashpërsimin e masave ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë, mosrregullimit të shpejtësisë në rrugë me fushëpamje të kufizuar, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe shkeljet që rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës, në zonat urbane, në afërsi të shkollave, kryqëzime apo edhe degëzime.

Masa administrative për këtë shkelje është rritur nga 20 000 deri në 60 000 lekë.

Nëpërmjet kësaj norme i jepet rëndësi e posaçme vendit ku kryhet shkelja, si dhe janë përcaktuar më qartë elementet e anës objektive të kryerjes së shkeljes. Shtimi i sanksionit është parë i arsyeshëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikut që paraqet kjo shkelje dhe shtimit të ngjarjeve rrugore në zonat urbane.

* Sanksionimin e përdorimit të telefonit celular edhe gjatë drejtimit të biçikletave, motomjeteve deri në 50 cc dhe monopatinave me motor.

* Pezullimin e lejes së drejtimit në rast se një drejtues mjeti është ndëshkuar dy herë brenda të njëjtit vit për përdorim të aparatit celular, nga tre që ishte përpara miratimit të këtij ligji.

Përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të mjetit rezulton një ndër shkaqet kryesore të humbjes së kontrollit mbi mjetin dhe, për pasojë, edhe të aksidenteve rrugore.

* Sanksionimin e masave të posaçme për drejtuesit e rinj që kanë marrë lejen e drejtimit gjatë 24 muajve të fundit, për sa i përket drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe kufizime të posaçme të shpejtësisë për këtë kategori drejtuesish.

* Një ndryshim tjetër është heqja e konvertimit të pezullimit të lejes së drejtimit, të lëshuar nga shteti shqiptar, me pagesën e një shume sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për normën e shkelur.

Nëse deri përpara datës 7 gusht, një drejtues mjeti, i evidentuar/kapur në shkelje të një norme/dispozite të Kodit Rrugor, ku, përveç masës administrative në vlerë monetare, parashikohej edhe masë administrative plotësuese, “pezullim i lejes së drejtimit”, kishte opsionin për të paguar dyfishin e vlerës maksimale të gjobës, me qëllim mosaplikimin e masës plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, kjo mundësi tashmë, me ndryshimet e reja, është hequr dhe leja e drejtimit pezullohet automatikisht.

Strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë njohur me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor dhe janë udhëzuar për zbatimin korrekt të tyre.

Nisur nga shkeljet e shumta të evidentuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, si dhe nga ashpërsimi i Kodit Rrugor në funksion të sigurisë së jetës, Policia e Shtetit u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit, e më keq akoma, në gjendje të dehur, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe motomjetit dhe të mos kryejnë parakalime ku nuk lejohet, apo manovra të rrezikshme apo agresive.

Masat ndëshkuese nuk janë qëllimi ynë. Qëllimi ynë është parandalimi i shkeljeve, parandalimi i aksidenteve dhe, mbi të gjitha, mbrojtja e jetës.

Prandaj, kërkojmë nga çdo drejtues mjeti që të tregojë përgjegjshmëri në çdo moment që është në timon dhe të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.

Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët. Kontributi i secilit prej nesh është një hap më shumë drejt rrugëve më të sigurta dhe shpëtimit të jetëve.

Faleminderit!

Previous Post

Ish-ministri: Dorëheqja e Ramës nuk është dramë, por bekim

Next Post

Shoferi i “Green Line” vrau të moshuarin! Çausholli e fshehu duke u dhënë lekë policëve

Next Post
Shoferi i “Green Line” vrau të moshuarin! Çausholli e fshehu duke u dhënë lekë policëve

Shoferi i “Green Line” vrau të moshuarin! Çausholli e fshehu duke u dhënë lekë policëve

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin
AKTUALITET

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

by Redaktor Redaktor
August 4, 2026
0

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët sipas autoriteteve shqiptare disponojnë të...

Read moreDetails
Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

July 22, 2026
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

August 4, 2026
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nuk ndryshon axhendë, shfaqet me skaf në Dhërmi

Shqipëria ‘zien’ nga protestat, Rama nuk ndryshon axhendë, shfaqet me skaf në Dhërmi

August 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vatër e re zjarri në Krujë, dyshohet e qëllimshme

Vatër e re zjarri në Krujë, dyshohet e qëllimshme

August 10, 2026
53% e shqiptarëve nuk përballojnë dot 1 javë pushime, të tretët në Evropë

53% e shqiptarëve nuk përballojnë dot 1 javë pushime, të tretët në Evropë

August 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al