Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

GJKKO ‘i mbyll’ derën medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Rregullorja krijon model censure dhe pengon raportimin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
GJKKO ‘i mbyll’ derën medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Rregullorja krijon model censure dhe pengon raportimin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qëndrim i UGSH për rregulloren dhe komentarin e publikuar në faqen zyrtare të GJKKO, ku përcaktohen kufizime, procedura penguese dhe cënuese për të drejtën për raportim dhe për mbulim në institucionin e gjyqësorit shqiptar.

Një rregullore dhe komentar që shkelin Ligjin Themelor dhe Konventën Europiane brenda GJKKO dhe censurojnë gazetarët

Tiranë më 5.08.2026

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e |Organizuar (GJKKO) ka publikuar vendimin nr 49, datë 17.07.2026 “ RREGULLORE E BRENDSHME “PËR SIGURINË, RENDIN, SOLEMNITETIN DHE RREGULLAT E SJELLJES NË AMBIENTET E GJKKO-së”  dhe komentarin  PËR RREGULLOREN E BRENDSHME “PËR SIGURINË, RENDIN, SOLEMNITETIN DHE RREGULLAT E SJELLJES NË AMBIENTET E GJKKO-së”. Janë dy dokumenta që përcaktojnë kritere, procedura dhe kufizime të reja për praninë e mediave dhe gazetarëve në këtë institucion.

Komentari shoqërues  prej 532 faqesh në një kapitull të veçantë, mishëron disa kufizime që ngjallin shqetësime serioze, kur ballafaqohen me të drejtën për raportim dhe lirinë e medias. Kjo rregullore fikson procedura burokratike penguese për gazetarët, kufizime mbi numrin e gazetarëve dhe rregulla të reja për regjistrimet mediatike dhe praninë në mjediset e institucionit gjyqësor.

UGSH konstaton se Rregullorja dhe komentari në këtë rast, kanë përmbajtje tekstuale udhëzuese se si të shkelet Kushtetuta e vendit, neni 22 i së cilës garanton lirinë e shprehjes dhe të shtypit. Në këto dy dokumenta udhëzohet dhe urdhërohet se si gazetarët të pengohen të raportojnë dhe  të transmetojnë, por kryesisht edhe se si të jenë të kufizuar për të regjistruar faktet që ndodhin në gjykatë.

Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut në nenin 6 të saj, garanton se proceset gjyqësore zhvillohen publikisht dhe neni 10 i kësaj Konvente  mbron të drejtën për informimin publik mbi funksionimin e drejtësisë.

UGSH vlerëson se këto dy dokumenta ekspozojnë bindjen e hartuesve dhe drejtuesve të këtij institucioni se media përbën një rrezik për procesin gjyqësor dhe për këtë arsye kanë krijuar një kapitull dhe pika specifike penguese e kufizuese për gazetarët, operatorët dhe mjetet profesionale të tyre në sallat e gjykimeve dhe mjediset e institucionit në fjalë.

Nga leximi i plotë i teksteve në fjalë, UGSH vëren se kërkesa për autorizim paraprak, kushtëzon praninë e mediave dhe e trajton aksesin nga një e drejtë në një leje administrative. Sipas kësaj procedure, po për seancat e papritura apo zhvillime të befta, kur media nuk mund të përmbushë afatin e përcaktuar në këtë rregullore, a nuk kemi precedentin e kufizimit pengues?!

Pika ku përcaktohet kufizimi i gazetarëve, ku mungojnë kriteret përzgjedhëse, cënon parimin e së drejtës së pranisë së seicilës media dhe pluralizmit informues. Mungesa e këtyre kritereve në Rregullore dhe Komentar, i jep atribut administratës ose strukturave të sigurisë së institucionit të selektojnë praninë e gazetarëve dhe mediave, legjitimohet diskrecioni i administratës për të lejuar dhe refuzuar hyrjen.

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut  në nenin 10 përcakton se kufizimet duhet të jenë të parashikueshme dhe të bazuara në kritere të qarta. Pika tjetër e rregullores ku përcaktohet kufizimi i fotografimit dhe regjistrimit, mbart riskun e ndalimeve absolute. Ky komentar, sipas pikëpamjes sonë, është burim kufizimesh shtesë. Njëkohësisht sipas nesh,  koncepti i prezumimit të medias si rrezik për rendin, bie ndesh  me parimin e publikimit të gjykimit.

Në këto dy dokumenta nuk ekziston mekanizmi i ankimit, nëse një gazetar apo media refuzohet, nuk ekziston një procedurë për të kundërshtuar vendimin.

Pika tjetër ku përcaktohen kriteret e akreditimit, paraqet probleme serioze për redaksitë dhe vetë reporterët e profilit që ndjekin proceset në këtë institucion. Realizimi i këtij procesi akreditimi nga Gjykata një herë në vit, është absurd dhe skualifikon nga kjo e drejtë jo vetëm shumë reporterë, por mund të ndodhë të pengojë edhe media që e kanë siguruar këtë akreditim, nëse reporteri, për një arsye apo tjetër, largohet për një periudhë nga puna dhe aktiviteti. Procedura e fiksuar akredituese nuk parashikon zëvendësime dhe akreditime pasuese.

UGSH sjell në vëmendje të hartuesve të këtyre dy dokumentave dhe titullarëve të këtij institucioni, se vendime dhe procese pararendëse në institucione të larta eruopiane të drejtësisë, kanë vlefshmëri reference për të mos rënë në shkelje dhe cënime të ligjit themelor dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Unioni i Gazetarëve Shiptarë, nisur nga parimi se media është rojtare publike e demokracisë, vëren se në këto dy dokumenta bazike për marrëdhënien e institucionit të GJKKO me mediat dhe gazetarët, përcaktohen orientime konkrete se si të administrohet media, kufizohet rëndë aksesi i saj, sidomos prej akreditimit të kufizuar, etj.

UGSH apelon pranë këtij institucioni për rishqyrtimin e këtyre dy dokumentave në kapitujt për marrëdhëniet me mediat. Ne kërkojmë një ndërhyrje redaktuese të menjëhershme.

Ndërkohë i drejtohemi Zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë si donatore dhe mbështetëse kryesore e Reformës në Drejtësi, Ambasadës Amerikanë në Tiranë, Zyrës së Përfaqësisë së OSBE-së në Tiranë  dhe  institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë liritë themelore në vendin tonë, të ushtrojnë ndikimin e tyre të menjëhershëm, për të mos lejuar që rregullore dhe komentarë të tillë, të shndërrohen në modele të censurës dhe shkeljes së lirisë themelore brenda një gjykate të posaçme sikundër është GJKKO.

 

Tags: GazetareGjkkogjyqe
Previous Post

Bindnin të huajt se do t’u rikuperonin paratë e humbura, në gjyq tre organizatorët e skemës

Next Post

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Next Post
Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë
AKTUALITET

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

by Redaktor Redaktor
July 31, 2026
0

Neritan Nallbati është shkarkuar nga Departamenti i Policisë Kriminale. Shkarkimi i tij është bërë për shkak se i ka mbaruar...

Read moreDetails
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 2, 2026
Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

Shqipëria shpall “non grata” politikanin maqedonas dhe teologun Bekir Halimin

August 4, 2026
Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

Nafta zbret me 15 lekë, çmimi 199 lekë/litri në pikat e karburanteve

August 4, 2026
Në Rrjollin e Bashkim Ulajt,aksionere rezulton mbesa e Sali Berishës vajza e deputetit Isuf Celaj

Në Rrjollin e Bashkim Ulajt,aksionere rezulton mbesa e Sali Berishës vajza e deputetit Isuf Celaj

August 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

August 5, 2026
GJKKO ‘i mbyll’ derën medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Rregullorja krijon model censure dhe pengon raportimin

GJKKO ‘i mbyll’ derën medias, reagon Unioni i Gazetarëve: Rregullorja krijon model censure dhe pengon raportimin

August 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al