Saturday, September 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbi 1.5 miliardë lekë për pastrimin e Poliçanit, të njëjtët përfitues prej një dekade. Tenderët e Bashkisë ngrenë pikëpyetje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mbi 1.5 miliardë lekë për pastrimin e Poliçanit, të njëjtët përfitues prej një dekade. Tenderët e Bashkisë ngrenë pikëpyetje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi i pastrimit në Bashkinë Poliçan është kthyer në një nga kontratat më të mëdha të financuara me para publike gjatë viteve të fundit. Dokumentet e procedurave të prokurimit tregojnë se nga viti 2016 deri në vitin 2026 janë lidhur kontrata me një vlerë totale që i kalon 1.5 miliardë lekët, ndërsa përfitues kanë qenë vazhdimisht kompanitë “COTONI CENTER” shpk dhe “MART-ENI” shpk, të lidhura me biznesmenin Patrik Caushi.

Tenderi më i fundit u zhvillua në vitin 2026 për shërbimin e pastrimit, gjelbërimit, dekorit dhe mirëmbajtjes së varrezave në Bashkinë Poliçan. Fondi limit i procedurës ishte 141.9 milionë lekë të reja pa TVSH dhe kontrata parashikohet të zbatohet për pesë vite.

Në garë morën pjesë tre operatorë ekonomikë, por vetëm bashkimi i operatorëve “COTONI CENTER” shpk dhe “MART-ENI” shpk paraqiti ofertë të vlefshme. Subjekti “2AF” shpk nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar, ndërsa “REJ” shpk rezultonte e përjashtuar nga pjesëmarrja në tenderë. Si rezultat, kontrata iu dha bashkimit të kompanive të Patrik Caushit.

Procedura është identifikuar nga Open Data Albania me indikatorin “Flamur i Kuq”, për shkak të elementëve që lidhen me mungesën e konkurrencës efektive gjatë zhvillimit të prokurimit.

Dokumentet tregojnë se Patrik Caushi nuk është përfitues për herë të parë i kontratave të pastrimit në Poliçan. Në vitin 2021, bashkimi i kompanive “COTONI CENTER” shpk dhe “MART-ENI” shpk fitoi një tjetër kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 832 milionë lekë pa TVSH.

Më herët, në vitin 2016, kontrata e pastrimit me vlerë rreth 857 milionë lekë ishte fituar nga “COTONI CENTER” shpk, e cila në atë kohë drejtohej nga Arben Haxhiu dhe ishte në bashkim operatorësh me kompaninë “RINIA 96″ shpk, në pronësi të Shkëlqim Mirit.

Në vitin 2020, pronësia e ” shpk kaloi nga Arben Haxhiu tek Patrik Caushi, ndërsa Haxhiu vijoi të mbetej administrator i kompanisë. Ky ndryshim ndodhi në një periudhë kur bilancet financiare të shoqërisë raportonin humbje, megjithëse kompania kishte përfituar kontrata publike me vlera të konsiderueshme.

Ndërkohë, në dokumentacionin teknik të kontratës parashikohet që shërbimi të kryhet me një numër të kufizuar punonjësish dhe vetëm një automjet për transportin e mbetjeve. Kjo ka ngritur diskutime mbi raportin mes shumave të investuara dhe nivelit të shërbimit që ofrohet për qytetarët e Poliçanit.

Në qendër të debatit është vendosur edhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, pasi të gjitha kontratat shumëvjeçare për pastrimin janë zhvilluar gjatë mandatit të tij. Gjithashtu, dokumente të publikuara ndër vite tregojnë se Zotkaj ka qenë subjekt verifikimesh nga institucionet e kontrollit të pasurisë, ndërsa kompani të lidhura me familjarë të tij kanë përfituar kontrata publike.

Vlera e lartë e fondeve, mungesa e konkurrencës në disa procedura dhe përsëritja e të njëjtëve fitues kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e administrimit të këtyre prokurimeve. Çdo përgjegjësi ligjore ose penale për personat e përmendur mbetet të përcaktohet vetëm nga organet kompetente të drejtësisë, bazuar në hetime dhe vendime zyrtare.

Tags: Arben HaxhiuCOTONI CENTERMART-ENI"Patrik Caushi
Previous Post

Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët

Next Post

Bushati “godet” reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s’ka kërkuar shkrirje bashkish

Next Post
Bushati “godet” reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s’ka kërkuar shkrirje bashkish

Bushati "godet" reformën territoriale: Hile e politikës së vjetër, BE s'ka kërkuar shkrirje bashkish

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

September 19, 2026
Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE!

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al