Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama premton BE! Spitalet rajonale pa kapacitet, pacientët dynden në Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Rama premton BE! Spitalet rajonale pa kapacitet, pacientët dynden në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti spitalor shqiptar funksionon me nivele të ulëta shfrytëzimi, ndërsa një pjesë e madhe e aktivitetit është përqendruar në pak institucione, sipas raportit të Bankës Botërore për financimin dhe efikasitetin e sektorit të shëndetësisë.

 

Në vitin 2024, norma mesatare e zënies së shtretërve në spitalet publike ishte rreth 43%, pas një niveli prej 46% një vit më parë. Raporti e krahason këtë me një standard ndërkombëtar efikasiteti prej afërsisht 85%.

 

Të dhënat tregojnë se numri i shtretërve spitalorë arriti në 8,911 në vitin 2024, nga 8,586 në vitin 2019, edhe pse popullsia e vendit ka rënë. Gjatë së njëjtës periudhë, popullsia e raportuar në tabelën e Bankës Botërore ra nga 2.86 milionë në 2.36 milionë banorë.

 

Numri i personave të shtruar në spitale u rrit në 299,318 në vitin 2024, nga 282,962 në vitin 2019. Shtrimet për 1,000 banorë u rritën në 127, nga 99 në vitin 2019, ndërsa kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital ra në 4.7 ditë.

 

Raporti vëren se spitalet shqiptare po pranojnë më shumë pacientë, ndryshe nga prirja e rënies së shtrimeve të vërejtur në rajonin evropian dhe në vendet e OECD-së.Gjithsesi, shtretërit mbeten të zënë më pak se gjysmën e kohës, kryesisht për shkak të qëndrimeve më të shkurtra dhe përqendrimit të shërbimeve në një numër të kufizuar institucionesh.

 

Rreth 40% e të gjitha shtrimeve spitalore përqendrohen në një spital të vetëm terciar në Tiranë, ndërsa shumë spitale rajonale funksionojnë me vëllime të ulëta aktiviteti.

 

Shërbime të caktuara janë gjithashtu të përqendruara në pak spitale. Raporti thekson se 68% e ndërhyrjeve kardiake kryhen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa 79% e operacioneve të kataraktit realizohen në të njëjtin institucion.

 

Radioterapia dhe trajtimi me përshpejtues linear ofrohen vetëm nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Banka Botërore vëren se investimet e viteve të fundit janë fokusuar në modernizimin e infrastrukturës, pajisjeve dhe menaxhimit të spitaleve.

 

Por këto investime kanë sjellë përparim të kufizuar në konsolidimin e rrjetit dhe në përmirësimin e efikasitetit operacional. Raporti rekomandon një qasje më strategjike për optimizimin e rrjetit spitalor, përfshirë kontraktimin selektiv sipas volumit ose kritereve të përcaktuara.

 

Ai propozon gjithashtu racionalizimin e numrit të shtretërve dhe ristrukturimin e spitaleve lokale me efikasitet të ulët. Në kapitullin e rekomandimeve, Banka Botërore kërkon konsolidimin e shërbimeve në qendra ekselence dhe ripërdorimin e institucioneve që vazhdojnë të mbeten të nënshfrytëzuara. /Monitor

Previous Post

Lirohet nga burgu ish-ministri Ilir Beqaj

Next Post

Traktori ‘ngec’ në lumin Devoll, shpëtohen 3 personat e bllokuar në kabinë

Next Post
Traktori ‘ngec’ në lumin Devoll, shpëtohen 3 personat e bllokuar në kabinë

Traktori ‘ngec’ në lumin Devoll, shpëtohen 3 personat e bllokuar në kabinë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata

“I fik radarët”/ Ermal Nufi dhe Blendi Gonxhe rikthejnë Idlir Karkinin për mirëmbajtjen, 500 MLN lekë 2 kontrata

October 31, 2026
Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit ndezin flakadanë dhe u vënë flakën koshave para Ministrisë së Arsimit

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al