Gjendet i pajetë një prej fëmijët e familjes në Postribë, banesa e të cilës u përfshi nga flakët ditët e sotme.
Ngjarja ndodhi në fshatin Domen, teksa autoritetet dhe zjarrfikësit po vijojnë kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijës tjetër të saj.
Burime policore thanë se fatkeqësisht nga kërkimet gjetën trupin e një prej fëmijëve nën rrënojat e zjarrit.
Shtëpia në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës është djegur ditën e sotme (29 korrik). Brenda kanë qenë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo.







