Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-anëtarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova, në hetimin për tenderat e Spitalit Dibër.

Tërnova akuzohet për favorizim në gara dhe ankande publike, si dhe për deklarime të rreme përpara oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, nën dyshimin se ish-anëtari i KPP-së ka favorizuar kompaninë Euromed në procedura prokurimi.

Euromed zotërohet nga biznesmeni Engjëll Hoxha, i cili ka 90% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër mbahet nga Hervin Fora.

Kompania rezulton si një nga përfitueset e mëdha të tenderëve të barnave në spitalet e vendit.

SPAK dyshon se përfitimet e saj janë ndikuar nga proceset në Komisionin e Prokurimit Publik dhe nga njohjet e Hoxhës me Tërnovën.

Sipas të dhënave të hetimit, Tërnova ka mohuar në SPAK njohjen me biznesmenin Engjëll Hoxha.

Por ky pretendim dyshohet se është rrëzuar nga tabulatet telefonike, të cilat sipas hetuesve tregojnë kontakte mes tyre.

Në hetim pritet të përfshihen edhe veprimet e tre anëtarëve të tjerë të KPP-së, që kanë firmosur vendimin për shpalljen fituese të kompanisë së Hoxhës.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të vitit 2025, ku kompania ishte skualifikuar më parë, por më pas u shpall fituese pas vendimmarrjes në KPP.

Hetimi lidhet edhe me dëshminë e Gerond Meçes në SPAK, pas ngjarjes së pengmarrjes, ku ai ka deklaruar se grupi i pengmarrësve kishte akses të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e regjistrit të ankesave në KPP.

Pas kësaj dëshmie, SPAK po verifikon edhe rolin e Kreshnik Tërnovës në këtë proces.

Dyshimet e hetuesve janë se Tërnova mund të ketë qenë njeriu i dyshes Agasi-Beqiri në Komisionin e Prokurimit Publik. Hetimi pritet të sqarojë nëse vendimmarrja në KPP është përdorur për të favorizuar kompani të caktuara në tenderët e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Tags: Aferat me Engjëll HoxhënbarnatEUROMEDKreshnik Tërnovënspak
Previous Post

LetzGo, aplikacioni që do të çmendë Shqipërinë, regjistrohu tani për të marrë taksinë tënde më lirë

Next Post

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

Next Post
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve

October 12, 2026
Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al