Aktivisti Arbër Lleshi sqaroi më shumë lidhur mbi dhunën policore të enjten e kaluar para parlamentit, ku ai u arrestua nga efektivët e policisë pasi kërkoi sqarim mbi disa shokë protestues. Lleshi thekson se u dhunua ai dhe dhjetëra të tjerë nga policia pa ndonjë shkak.
Ndërsa në makinën e policisë gjithashtu u dhunua dhe u kërcënua se do i mbyllej goja me ngjitës.
Arbër Lleshi: Do e ndjek penalisht këtë punë. Jemi shumë të lodhur, e patolerueshme si policia e shtetit nuk ofron as ndihmën mjekësore. E vërtetë që dy protestues kanë goditur me gurë një makinë policie. Policia provokoi me lëng me piper nuk e di çfarë ishte. Me dhjetëra raportojnë se kanë qenë në kushte verbërie për minuta. Policia ka shkelur ligjin. Policia ka pasur qëllimin të shpërndajë protestuesit, për të hapur rrugën për të dalë deputetët nga Kuvendi, pa i përballu me protestuesit. Personi që më ka dhunuar në automjetin e policisë më ka thënë do jua mbyllim gojën me ngjitëse.
Dhjetëra janë shtrirë në tokë, janë dhunuar, këto janë parë tashmë.








