Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përgjimet në SkyEcc! 2 milion euro të pista hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange përballë Bankës së Shqipërisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Përgjimet në SkyEcc! 2 milion euro të pista hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange përballë Bankës së Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjimet në SkyEcc! 2 milion euro të pista hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange përballë Bankës së Shqipërisë

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj grupit kriminal të goditur disa javë më parë. Në përgjimet e administruara nga hetuesit janë zbardhur biseda në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku flitet për transportimin e sasive të mëdha të parave të përfituara nga trafikimi i kokainës drejt Shqipërisë.

Sipas dosjes, paratë dyshohet se futeshin në vend të fshehura në automjete që mbërrinin me tragetet në Portin e Vlorës. Në një bisedë të janarit 2021, personi nën hetim Ardian Zykaj komunikon me anëtarë të tjerë të grupit për dy ngarkesa parash që do të mbërrinin me rrugë detare.

Nga komunikimet rezulton se bëhej fjalë për rreth 2 milionë euro. Në biseda përmenden dy dërgesa prej 1 milion eurosh secila, ndërsa llogaritet edhe kostoja e transportit prej 2%, duke mbetur rreth 980 mijë euro për çdo ngarkesë, ose afro 1.96 milionë euro në total.

Pjesa që tërheq vëmendjen e hetuesve lidhet me destinacionin e këtyre parave. Në komunikimet e zbardhura, njëri prej pjesëmarrësve udhëzon që shumat të dorëzohen në një pikë këmbimi valutor (exchange) në Tiranë. Në bisedë thuhet: “Adresa është tek Dollari”, ndërsa më pas personat komunikojnë se kanë mbërritur pranë pikës së caktuar dhe koordinojnë dorëzimin e parave.

Sipas dyshimeve të SPAK, exchange-i që ndodhet përballë Bankës së Shqipërisë mund të jetë përdorur për pastrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike. Kjo pistë është pjesë e hetimeve, ndërsa organi i akuzës po verifikon rolin që mund të kenë pasur personat dhe bizneset e përfshira në qarkullimin e këtyre shumave.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjithë skemën e transportimit, dorëzimit dhe dyshimeve për pastrimin e parave që burojnë nga aktiviteti kriminal i grupit.

Biseda e zbardhur nga Sky ECC (Janar 2021)

 

Personi 1: Lale, këtu në grup chat të gjitha. Shkruaj këtu në grup chat.

 

Personi 2: Ku t’i çoj lekët?

 

Personi 1: Të thotë shoku që është këtu në grup chat. Lekët do t’i dorëzoni në një pikë exchange në Tiranë.

 

Personi 2: Ok, nesër në rregull.

 

Personi 1: Nesër vijnë në Vlorë 1 milion euro. Me 2% transporti i bie 980 mijë euro. Edhe një ngarkesë tjetër i bie 980 mijë euro.

 

Personi 1: Pra, në total janë 1 milion e 960 mijë euro për t’u çuar në transfer te exchange-i në Tiranë.

 

Personi 2: Sapo u fut trageti në port. Besoj për një orë i marr gjërat dhe nisem. Më çoni pastaj adresën.

 

Personi 1: Adresa është tek “Dollari”.

 

Personi 2: Ok vëlla, kur të jem atje të të them.

Personi 2: Unë erdha tek “Dollari”. Ja sa të më përgjigjet dhe të më orientojë.

 

Personi 2: Tek posta jam, me një Golf.

 

Personi 1: Do t’i numëroni lekët./Infonews

Previous Post

Nga e enjtja rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40°C në fundjavë

Next Post

SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

Next Post
SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

SPAK vë nën hetim Lorena Goxhobellin dhe drejtuesit e ASHK në rrethe

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ulet nafta

October 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve del jashtë kontrollit, thyhen xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dëgjohen thirrjet “Digje, digje”

Protesta e studentëve del jashtë kontrollit, thyhen xhamat e Ministrisë së Arsimit dhe dëgjohen thirrjet “Digje, digje”

October 13, 2026
Rama në Luksemburg: Shqipëria e përgatitur për anëtarësimin në BE, synojmë të bëjmë dyfishin e reformave

Rama në Luksemburg: Shqipëria e përgatitur për anëtarësimin në BE, synojmë të bëjmë dyfishin e reformave

October 13, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al