Sunday, September 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno

Autoritet e Drejtësisë Greke kanë refuzuar të ekstradojnë në Shqipëri Gerald Shehun, njeriun e akuzuar nga prokuroria e Vlorës për vrasjen e kamarierit të hotel “Grecia”, Eraldo Nevruzi, ngjarje kjo e ndodhur më 6 qershor 2024 në Dhërmi.

Gjykata e ekstradimeve i ka thënë “jo” kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Shehut në Shqipëri, me qëllim që të përballet me akuzat e rënda që ka ngritur kundër tij prokuroria e Vlorës.

Argumenti i gjykatës greke ka qenë pretendimi i të arrestuarit Gerald Shehu, se nëse do e ekstradonin në Shqipëri, i rrezikohej jeta dhe procesi kundër tij do paragjykohej për shkak të origjinës së tij si minoritar grek.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se njëherësh, bashkë me vendimin për refuzim ekstradimi, gjykata helene ka urdhëruar edhe lirimin e tij nga qelia, duke lejuar lëvizjen e lirë brenda territorit grek të Gerald Shehut, i akuzuar për vrasje.

Ndaj Shehut është ngritur akuza e “vrasjes me paramendim”, “fshehjes ose asgjësimit të kufomës”, kryer në bashkëpunim, dhe “mbajtjes pa leje të armëve”.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, autor i vrasjes me armë zjarri të Eraldo Nevruzit është pronari i hotelit “Grecia”, Gerald Shehu, i cili vetëm pak orë pas krimit është larguar menjëherë drejt ishullit të Korfuzit në Greqi.

Siç mësohet, Gerald Shehu është ndaluar në përpjekje për t’u larguar me avion drejt Londrës. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ku është i përfshirë Gerald Shehu, janë arrestuar në vitin 2024 në Vlorë edhe dy persona të tjerë, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët janë proceduar dhe kanë bashkëpunuar me policinë.

Akuza ndaj tyre është “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim, dhe “kryerja e veprimeve që zbulojnë të vërtetën”.

Dy personat e mësipërm ishin punonjës të hotelit “Grecia” në Himarë. Qose dhe Larti akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fuste trupin e viktimës Eraldo Nevruzit në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës.

Gjatë marrjes në pyetje, të dy kanë shprehur pendesë duke thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë.

Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë së hotelit. Ndërsa trupin e pajetë të Nevruzit e kanë fshehur në disa shkurre në zonën e kanionit të Gjipesë. /Syri.net

Tags: Eraldo NevruziGerald Shehukamarierit të hotel “Grecia”
Previous Post

U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit

Next Post

Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet

Next Post
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet

Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbi 100 ditë protesta, Rama: Jam më i mirë kur më sfidojnë

Mbi 100 ditë protesta, Rama: Jam më i mirë kur më sfidojnë

September 20, 2026
Angli/ Ku janë 4 të rinjtë shqiptarë? Të zhdukur prej vitesh, publikohet apeli për gjetjen e tyre

Angli/ Ku janë 4 të rinjtë shqiptarë? Të zhdukur prej vitesh, publikohet apeli për gjetjen e tyre

September 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al