Sunday, August 2, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një deklaratë e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, se deri para se PS-ja të vinte në pushtet nuk kishte “kokërr flamingo” nuk u mor seriozisht nga ambientalistët edhe pse ishte drejtuar pikërisht atyre.

“…Ambientalistët që kjo laguna që ne flasim sot dhe jemi duke kërkuar që mos të vrasë qeveria këto flamingot dhe pelikanët, kokërr flamingo s’kishte në atë kohë. Janë dashur 12 vite nisma që ne të arrijmë në atë diversitet që është sot”, tha ministrja Ismaili.

Por mbështetja e kësaj narrative nga vetë kryeministri Edi Rama në një takim me gazetarët e huaj, nxiti Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë, drejtuar nga profesor doktor Taulant Bino, të publikonte të dhëna të hollësishme mbi evolucionin e popullatës dimëruese të flamingove dhe numrin e shpendëve në Vjosë-Nartë, si para qeverisë “Berisha” ashtu edhe pas saj, të dhëna që ornitologu Taulant Bino i vuri në dispozicion edhe për Faktoje.

Rama

“Le të flasim për mjedisin. Flamingot. A e dini se kur nisën të ktheheshin flamingot në Shqipëri? Sepse nuk ishin. Kur unë erdha në qeveri, kur ne e morëm qeverinë, nuk kishte atje flamingo. Pse? Sepse Shqipëria ishte vendi i nxehtë i gjuetisë së paligjshme.

Ne humbëm shumë prej jetës sonë të egër për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe ndërkohë flamingot bashkë me pelikanët e të tjerë nisën të ktheheshin pak vite pasi vendosëm moratorium në Shqipëri duke e shpallur gjuetinë të paligjshme për 10 vjet”, tha Rama.

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)

“Qeveria Rama gjeti në Vjosë-Nartë rreth 20000 shpendë prej të cilëve 1322 ishin Flamingo. Në vitet 2014-2026, numri i shpendëve në Nartë është më i ulët se në 2013.

Flamingot kanë pësuar ndërkaq luhatje. Ata shënuan rënie në vitet 2015-2019, për tu rritur pas vitit 2020.

Shpendët në Vjosë-Nartë nuk i solli kjo qeveri dhe asnjë prej qeverive të mëparshme ndonëse është detyrim i qeverive të hartojnë politika dhe të marrin masa për të ruajtur shpendët dhe habitatet e tyre.

Ky detyrim është akoma më i fortë për zonat e mbrojtura të Shqipërisë sikurse Pishë-Poro-Nartë, Divjakë-Karavasta, Butrint, Kune-Vain, etj”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë.

Tabela e përgatitur nga ornitologu Taulant Bino

Shpendët

Grafiku si më sipër, sipas eskpertit dhe pedagogut të mjedisit Dr. Taulant Bino paraqet evolucionin e numrit total të shpendëve të ujit të regjistruar gjatë Censusit Ndërkombëtar të Shpendëve të Ujit (IWC) në kompleksin Vjosë–Nartë gjatë periudhës 1993–2026.

Kulmi historik u regjistrua në vitin 1997 me 81,223 shpendë, ndërsa një vlerë pothuajse e ngjashme u regjistrua edhe në vitin 2001 me 79,321. Pra, në vitet 2014-2026, numri i shpendëve në Nartë është më i ulët se në 2013.

Flamingot

Për Flamingot dimërues në kompleksin Vjosë–Nartë gjatë periudhës 1993–2026 situata, sipas AOS, është më ndryshe me rritjen më lartë të numrit të flamingove në vitin 2025.

Tabela e përgatitur nga ornitologu Taulant Bino

“Gjatë periudhës 1993–2009, Flamingo ishte një specie relativisht e rrallë në zonë. Një rritje e ndjeshme u regjistrua në vitin 2011, kur u numëruan 857 individë, ndërsa në janar 2013 popullata arriti në 1322 individë.

Kjo periudhë shënon fillimin e përdorimit më të rregullt të kompleksit Vjosë–Nartë nga Flamingot dimërues. Periudha e mëvonshme, 2014–2026 karakterizohet nga luhatje të konsiderueshme të numrit të individëve.

Pas vlerës së lartë të regjistruar në vitin 2014 (1475 individë), popullata pësoi një rënie gjatë viteve 2015–2019, me numra që varionin nga 511 deri në 1042 individë.

Pas vitit 2020 evidentohet një rritje e numrit të Flamingove me 3796 individë të regjistruar në vitin 2025”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Ornitologjike e Shqipërisë.

/Faktoje

Tags: edi ramaflamingoShoqata Ornitologjike e Shqipërisë
Previous Post

Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun

Next Post

Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT

Next Post
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT

Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
Uncategorized

Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot

by Redaktor Redaktor
July 28, 2026
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, moti...

Read moreDetails
Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

Neritan Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale! Emërohet te Akademia e Sigurisë

July 31, 2026
Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

Arrestohet në Elbasan Metin Mehja, i kërkuar nga SPAK për organizatë kriminale

August 2, 2026
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër/ Grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca, si u lirua dhe pse u rrëzuan akuzat

July 26, 2026
SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

SKANDAL në Ali Dem/ I puthi dorën Veliajt, administratorja merr leje të ndërtojë mbi trotuar

July 29, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

FOTOT/ 1.200 m² dhe me vlerë 2.6 mln euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë

FOTOT/ 1.200 m² dhe me vlerë 2.6 mln euro, si duket kështjella luksoze e Ermal Beqirit në Francë

August 2, 2026
“Qarje halli” apo rebelim brenda PS? Rama ironizon reformën, por kryebashkiakët e tij i dalin kundër hartës së re

“Qarje halli” apo rebelim brenda PS? Rama ironizon reformën, por kryebashkiakët e tij i dalin kundër hartës së re

August 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al