Monday, September 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Sa e përgatitur është Evropa për kërcënimet që vijnë nga hantavirusi?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Sa e përgatitur është Evropa për kërcënimet që vijnë nga hantavirusi?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian edhe pse ende nuk ka një manual të vetëm evropian për masat e karantinës, në rast të shpërthimit të një pandemie, ka marrë masa për tu përgatitur krahasuar me periudhën para gjashtë viteve. Ekspertët deri më tani kanë hedhur poshtë arsyet për panik lidhur me hantavirusin, por vdekjet e shkaktuara në anijen turistike MV Hondius po ngrenë shqetësime.

Edhe pse Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e ka klasifikuar rrezikun si shumë të ulët, Këshilli i Bashkimit Evropian javën e kaluar aktivizoi mekanizmin e tij të reagimit ndaj krizave në modalitetin e ndarjes së informacionit për të monitoruar në mënyrë aktive shpërthimin. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja masë që BE-ja mund të përdorë, ajo ka më shumë mjete për tu përballur me shpërthimin në rast të një përshkallëzimi serioz.

Kur bëhet fjalë për masat e karantinës dhe parandalimit, nuk ka një protokoll të unifikuar apo një manual evropian. Një përgjigje kaq e fragmentuar mund të kishte qenë problem pas shpërthimit të fundit të hantavirusit, por deri më tani, përgjigja ndërkombëtare ndaj virusit duket se ka qenë më e koordinuar.

Sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, disa vende, si Gjermania, Italia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera evropiane po ndjekin protokolle të ngjashme, duke përfshirë karantinë deri në gjashtë javë për kontaktet me rrezik të lartë, testime PCR, monitorim të rreptë dhe kufizime lëvizjeje.

Në disa shtete si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, izolimi përfshin edhe qëndrimin në spital për një pjesë të periudhës së karantinës, ndërsa vende të tjera si Gjermania, Italia dhe Spanja lejojnë izolim në shtëpi me mbikëqyrje mjekësore. Ndërsa, vende të tjera jo-evropiane, si Australia dhe Kanadaja, po zgjedhin në vend të kësaj një karantinë më të shkurtër tre-javore.

Cilat janë protokollet anti-pandemike të BE-së?

Pas pandemisë COVID-19, BE-ja hartoi protokolle për të përmirësuar shpejtësinë, koordinimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve ndërkufitare shëndetësore, për të shmangur kaosin e shkaktuar nga rregulloret dhe raportimet e ndryshme, si dhe mosmarrëveshjet mbi miratimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë bllokun.

Nëse në BE shfaqet një epidemi e re, dy rregullore janë tani veçanërisht të rëndësishme. E para është Rregullorja 2022/2371. Dispozita kryesore e saj kërkon që vendet të njoftojnë njëra-tjetrën sa më shpejt të jetë e mundur, brenda 24 orëve, përmes Sistemit të Paralajmërimit dhe Reagimit të Hershëm.

Gjithashtu një kërcënim konsiderohet mjaftueshëm serioz, kur është i papritur për vendin dhe shkakton shumë vdekje, përhapet shpejt ose prek disa vende dhe kur shteti nuk ka mundësi ta përballojë vetëm. Protokolli ka më shumë të bëjë me kontrollin dhe koordinimin, duke përcaktuar procedurat për miratimin e përbashkët dhe grumbullimin e vaksinave dhe ilaçeve, e cila ishte një nga çështjet më të diskutueshme gjatë pandemisë së fundit.

Rregullorja e parë mund të aktivizohet nga Komisioni Evropian bazuar në rekomandimet e ECDC-së ose Agjencisë Evropiane të Barnave, ndërsa Këshilli i Bashkimit Evropian mund të lançojë të dytën. Për më tepër, shtetet anëtare të BE-së mund të përdorin Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, i cili përqendrohet në mbështetjen për ekipet e reagimit dhe pajisjet.

Përveç vendeve të BE-së, edhe disa shtete jo-anëtare, përfshirë Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi janë përfshirë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, i cili u aktivizua së fundmi nga Spanja në lidhje me rastet e hantavirusit.

Previous Post

BE ndalon aplikacionet që krijojnë imazhe të rreme me IA

Next Post

Berisha njofton kur do të mbahet protesta e radhës

Next Post
Berisha njofton kur do të mbahet protesta e radhës

Berisha njofton kur do të mbahet protesta e radhës

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

Zbulohet skema/ Meteo dhe Ulza dyshohen për marrëveshje të fshehtë në tenderin 2.8 mln euro

September 17, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Shushicë, flakët rrezikojnë banesat

September 21, 2026
Gjoba 110 mln € e Arbitrazhit/ Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë. Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

Gjoba 110 mln € e Arbitrazhit/ Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë. Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë

September 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al