Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Financimi i partive/ OSBE: Kujdes donatorët fiktivë! Të rritet kontrolli i KQZ

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Financimi i partive/ OSBE: Kujdes donatorët fiktivë! Të rritet kontrolli i KQZ
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

OSBE/ODIHR ka publikuar Opinionin Urgjent të Ndërmjetëm për projektligjin e ri “Për financimin e partive politike” në Shqipëri, duke kërkuar forcim të transparencës dhe mekanizmave të kontrollit për të shmangur abuzimet me financimet politike.

Në raport theksohet se boshllëqet rregullatore në fusha si huatë, financimi nga palë të treta dhe zbatimi i ligjit mund të minojnë efektivitetin e sistemit dhe të krijojnë hapësira për abuzim.

Një nga rekomandimet kryesore lidhet me transparencën e donatorëve. ODIHR kërkon ndalimin e qartë të donacioneve të bëra në emër të personave të tjerë, si dhe deklarimin e profesionit, punëdhënësit dhe pronësisë përfituese të kompanive që financojnë partitë politike.

Sipas raportit, këto masa do të ndihmonin në uljen e rrezikut të financimeve të fshehura dhe shmangies së ligjit.

Një tjetër pikë e rëndësishme është rregullimi i huave për partitë politike. ODIHR sugjeron krijimin e një kuadri të plotë për burimet e lejuara të huamarrjes, kufijtë, garancitë dhe kushtet e shlyerjes, si dhe deklarimin e plotë të këtyre huave në bilancet financiare të partive. Gjithashtu, kërkohet monitorim më i fortë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Raporti vë theks edhe te financimi publik. ODIHR rekomandon që të përcaktohen kritere të qarta dhe transparente për shpërndarjen e fondeve publike, sidomos për fondet që lidhen me promovimin e barazisë gjinore dhe pjesëmarrjen e të rinjve. Po ashtu, kërkohet përcaktim më i qartë i rregullave për aksesin falas të partive politike në mediat publike gjatë fushatave zgjedhore.

Sa i përket transparencës, ODIHR kërkon që raportet financiare të partive dhe audituesve të publikohen pa vonesa dhe të mbeten të aksesueshme për publikun për një periudhë të gjatë kohore. Në raport rekomandohet edhe krijimi i një sistemi elektronik raportimi, me bazat kryesore të përcaktuara në ligj.

Një pjesë e rëndësishme e opinionit lidhet me fuqizimin e rolit të KQZ-së. ODIHR kërkon sqarim të kompetencave hetimore të institucionit, mekanizma bashkëpunimi me institucione të tjera dhe garantimin e aksesit publik në të dhënat për financimin e partive politike.

Në lidhje me sanksionet, ODIHR rekomandon që gjobat për donacionet mbi kufijtë e lejuar të jenë shumëfish i shumës së tejkaluar dhe që projektligji të përfshijë penalitete për të gjitha shkeljet e mundshme, përfshirë marrjen e donacioneve nga burime të ndaluara.

Sipas ODIHR, zbatimi efektiv i reformës do të varet nga burimet financiare, njerëzore dhe hetimore që do t’i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Previous Post

Artan Tafani dëshmon si u vendos tritoli në lokalin e Noizy-t

Next Post

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Next Post
Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al