Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dimër në maj/ Moti bën kthesën e papritur, parashikimi për javën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dimër në maj/ Moti bën kthesën e papritur, parashikimi për javën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Moti në Shqipëri pritet të pësojë një ndryshim të fortë gjatë kësaj jave. Sipas meteorologes Tanja Porja, nga dita e mërkurë vendi do të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në majat e maleve nuk përjashtohet as rikthimi i dëborës, edhe pse jemi në mes të muajit maj.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me rënie deri në 5 gradë brenda 24 orëve, ndërsa e enjtja dhe e premtja pritet të sjellin rrebeshe në një pjesë të madhe të territorit.

“Mesjava është mjaft e ftohtë. Shpresojmë që nuk do të ketë reshje dëbore në mes të majit, në majat e maleve. Megjithatë të gjitha sinjalet thonë që të enjten dhe të premten mund të kemi prezencë të reshjeve të pakta të dëborës edhe në majtë e maleve në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni sepse është e sigurt që të martë të mërkurë në veri të Ballkanit do të ketë sërish reshje dëbore”, u shpreh meteorologia në A2 CNN.

Dita e hënë do të vijojë me vranësira, intervale të shkurtra me kthjellime, prezencë e reshjeve krejt të pakta më së shumti në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Termometri qëndron në vlera mjaft të larta si në orët e mëngjesit, ashtu edhe në mesditë. Mëngjesi shënon rreth 7 gradë vlera më e ulët, ndërsa maksimumi arrin rreth 26-27°C.

“Vijon moti i paqëndrueshëm edhe gjatë ditëve të martë dhe të mërkurë, me reshje të pakta. Gjatë së martës, reshjet do të shfaqen kryesisht në veri, pjesërisht në qendër dhe në zonat verilindore. E njëjta situatë paraqitet pak a shumë edhe të mërkurën, deri vonë pasdite, kur reshjet zgjerojnë shtrirjen drejt qendrës dhe një pjese të jugut.

Është dita e enjte ajo që sjell rrebeshe afatshkurtra thuajse në të gjithë territorin shqiptar. Një sistem vranësirash kalon shumë shpejt gjatë së enjtes dhe pjesërisht të premten, duke prodhuar rrebeshe të shkurtra në veri dhe qendër, ndërsa më të pakta në jug të territorit shqiptar.

Edhe dita e shtunë, në pjesën e parë të saj, do të jetë pak a shumë në të njëjtat kushte atmosferike, me prezencë të vranësirave dhe rrebesheve afatshkurtra. Pra, përveç ditës së sotme dhe të martës, nga e mërkura kemi fuqizim të vranësirave, por edhe shtim dhe intensifikim të reshjeve në territorin shqiptar”, tha meteorologia.

“Të hënën temperaturat do të jenë të larta. Nga e marta do të kemi një rënie të temperaturave vetëm në zonat lindore, por vijon një rritje e lehtë e temperaturave në pjesën tjetër të territorit.

Maksimumi ngjitet në 28°C, ndërsa të mërkurën kemi një rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe një rënie më të theksuar, me të paktën 4 gradë, në orët e mesditës në të gjithë territorin shqiptar. Kjo bën që maksimumi të zbresë brenda 24 orëve me 4-5 gradë, nga 28°C në 23 apo 24°C për ditën e mërkurë.

Dita e enjte do të nisë me një mëngjes mjaft të ftohtë, me rreth 3 gradë vlera minimale në rang territori, në orët e para të ditës në zonat e thella malore. Ndërsa në mesditë kemi një rritje të lehtë të temperaturave. Kjo rritje vijon gradualisht edhe gjatë mëngjeseve të së premtes dhe të shtunës.

Po ashtu, e premtja sjell një rritje të temperaturave në mesditë, pavarësisht prezencës së vranësirave dhe reshjeve, për shkak të qarkullimit të masave ajrore jugore dhe jugperëndimore. Ndërsa krejt ndryshe paraqitet dita e shtunë, me një mëngjes relativisht të ngrohtë, por me temperatura në mesditë jo më shumë se 23°C, për shkak të prezencës së vranësirave të dendura dhe reshjeve në territor”, shtoi ajo.

Previous Post

Meçollari: Rama po ndihmon Mitsotakis në dëm të Shqipërisë me çështjen e detit, ja roli i Ferit Hoxhës

Next Post

Arsimi nuk dorëzohet në Gaza/ Studentët japin provime në plazh mes rrënojave të luftës

Next Post
Arsimi nuk dorëzohet në Gaza/ Studentët japin provime në plazh mes rrënojave të luftës

Arsimi nuk dorëzohet në Gaza/ Studentët japin provime në plazh mes rrënojave të luftës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjobiten 12 qytetarë që morën pjesë në protestën e djeshme në Tiranë

Gjobiten 12 qytetarë që morën pjesë në protestën e djeshme në Tiranë

November 6, 2026
Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë: Tre objektivat kryesore gjatë mandatit tim

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al