Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meçollari: Rama po ndihmon Mitsotakis në dëm të Shqipërisë me çështjen e detit, ja roli i Ferit Hoxhës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Meçollari: Rama po ndihmon Mitsotakis në dëm të Shqipërisë me çështjen e detit, ja roli i Ferit Hoxhës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare shqiptare, Artur Meçollari, ka ngritur akuza të forta lidhur me procesin e dërgimit të çështjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Duke iu referuar marrëveshjes detare Shqipëri-Greqi të vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, Meçollari pretendon se qeveria aktuale greke e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis synon të zhbëjë disa dakordësi të arritura gjatë negociatave të vitit 2018 mes dy vendeve.

Sipas tij, dy janë pikat kryesore ku qeveria greke nuk pajtohet me dakordësitë e negociuara nga qeveria e atëhershme e Alexis Tsipras:

  • Vija e drejtë bazë e Shqipërisë – Meçollari deklaron se gjatë negociatave të vitit 2018, pala greke kishte njohur vijën e drejtë bazë të Shqipërisë, duke i dhënë vendit një efekt prej rreth 40 km² në ndarjen detare. Ai thekson se kjo çështje nuk është trajtuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
  • Njohja e Protokollit të Firences të vitit 1925 – Sipas Meçollarit, edhe pse ky protokoll nuk ishte ratifikuar nga pala greke, ai ishte përfshirë si dakordësi në draftin e marrëveshjes së vitit 2018.

Më tej, ai akuzon qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama se me dakordësinë për ta çuar çështjen në Hagë, më 20 tetor 2020, po ndihmojnë qeverinë Mitsotakis në dëm të interesave të Shqipërisë.

Sipas Meçollarit, këtij qëllimi i shërben edhe emërimi i Ferit Hoxha, kryenegociatorit të marrëveshjes detare të vitit 2009, në postin e ministrit të Jashtëm.

Previous Post

Tragjedi e dyfishtë në familjen shqiptare, dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh

Next Post

Dimër në maj/ Moti bën kthesën e papritur, parashikimi për javën

Next Post
Dimër në maj/ Moti bën kthesën e papritur, parashikimi për javën

Dimër në maj/ Moti bën kthesën e papritur, parashikimi për javën

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

3 shenjat e horoskopit që do të kenë mundësi të fitojnë më shumë para

Horoskopi sot/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi

November 6, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet të jetë moti këtë të premte

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al