Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dhunimi i ish-kreut të PD-së Lezhë, Hoxha: Çfarë synuan autorët me këtë akt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Dhunimi i ish-kreut të PD-së Lezhë, Hoxha: Çfarë synuan autorët me këtë akt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha komentoi ngjarjen e rëndë të dhunimit të Sokol Tomës, ish-kryetar i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit në Lezhë.

I ftuar në Euronews, Hoxha theksoi se ngjarja ka disa shtresa shqetësuese, si mënyra e organizimit dhe fakti që viktima përfaqëson një figurë me status në zonë.

Gazetari e krahasoi aktin me reminishenca të së kaluarës, duke përmendur sjellje të ngjashme me periudha kanunore, ku dhunimi dhe gjymtimi përdorej si formë turpërimi. Sipas tij, ky lloj veprimi sot është edhe më i rëndë se vetë vrasja, pasi synon poshtërimin e viktimës dhe dërgimin e një mesazhi frikësimi shoqëror.

Ai shtoi se rrethanat dhe motivet ende nuk janë të qarta, ndaj është herët për të hyrë në detaje, por vetë veprimi tregon një nivel të lartë brutaliteti dhe qëllim për diskreditim publik.

“Së pari, është një akt i rëndë, sepse kemi të bëjmë me rrëmbim dhe dhunim të një personi, madje në rrugë nacionale. Ata që e kanë bërë këtë nuk janë kushdo, sepse për një veprim të tillë duhet vendim dhe organizim. Së dyti, është marrë një person që përfaqëson diçka, ka një status në atë zonë, qoftë edhe nga e kaluara e tij. Së treti, mënyra se si ka ndodhur ngjarja është shumë e rëndë.

Prandaj nuk dua të hyj në detaje, sepse është ende herët dhe dinamika e hetimeve është në zhvillim, ndërsa motivet nuk janë të qarta. Ky lloj veprimi më kujton periudha kur nuk kishte shtet dhe vepronte kanuni, ku ndodhnin gjymtime, prerje veshësh apo dëmtime trupore për të turpëruar tjetrin. Si akt, është më i rëndë se vrasja, sepse nuk synon vetëm eliminimin fizik, por poshtërimin publik të personit. Në ato raste, qëllimi është që viktima të mos vritet menjëherë, por të vuajë turpin dhe ta marrë vesh gjithë shoqëria çfarë i ka ndodhur.

Kjo logjikë e ‘diskreditimit’ është shumë e rëndë. Janë reminishenca të së kaluarës që fatkeqësisht i shohim ende sot, por me metoda më të sofistikuara. Në këtë rast, kemi një rrëmbim, dhunim dhe gjymtim që synon të japë mesazhin se ‘plumbi është pak për ty’.

Kjo është një formë ekstreme e diskreditimit. Nuk dua të hyj tek motivet, sepse është ende herët për të folur. Viktima vetë ka deklaruar se nuk ka konflikte, por ngjarja duhet hetuar deri në fund dhe autorët duhet të dalin përpara drejtësisë.

Nga ana tjetër, këto ngjarje tregojnë edhe përgjegjësinë e shtetit, sepse kur ndodhin në këtë mënyrë dhe në rrugë të hapur, janë shumë të rënda dhe krijojnë precedent. Hetimet po vazhdojnë, janë marrë kamerat dhe po bëhet identifikimi i mjeteve, por ende nuk ka autorë të identifikuar. Ndryshe nga raste të tjera që janë zbardhur shpejt, ky rast duket më kompleks. Nëse një ngjarje e tillë nuk zbardhet dhe nuk ka reagim të fortë nga shteti, atëherë situata bëhet shumë e rëndë, sepse mund të krijojë precedent për raste të tjera në të ardhmen”, tha Hoxha.

Previous Post

Bushati: Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, mes kompromisit të humbur dhe rrezikut për përsëritjen e gabimeve të 2009-ës

Next Post

Hantavirusi/ Cilat janë moshat më të rrezikuara?

Next Post
Hantavirusi/ Cilat janë moshat më të rrezikuara?

Hantavirusi/ Cilat janë moshat më të rrezikuara?

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al