Thursday, July 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Albcontrol, 350 mijë € për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Albcontrol, 350 mijë € për informacionin e fluturimeve në Aeroportin e Kukësit, por fluturime s’ka
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Abuzimi pa mëshirë i parasë publike në Shqipëri shpesh prodhon dhe situata komike. Rasti më i fundit i përket shoqërisë Albcontrol, që shquhet për shakara me dëm të madh.

Në fund të vitit të kaluar, Albcontrol shpalli një tender me vlerë 33.2 milionë lekë ose rreth 350 mijë euro për sigurimin e infrastrukturës për ofrimin e shërbimit të Informacionit të Fluturimit në Aeroportin e Kukësit.

Por ka një problem të vogël. Në Aeroportin e Kukësit nuk ka asnjë fluturim prej dy vitesh. Dhe as ka gjasa të ketë, pavarësisht se qeveria herë pas here, lëshon ndonjë premtim bosh.

Aktualisht në Aeroportin e Kukësit fluturojnë vetëm zogjtë. Ndaj infrastruktura, që do t’u kushtojë shqiptarëve 350 mijë euro, do të ofrojë shërbimin e informacionit për fluturimin e zogjve mbi Aeroportin e Kukësit.

Dhe kjo është një kontratë që përsëritet çdo vit, me qëllimin e vetëm për të marrë 350 mijë eurot, pa u sjellë qytetarëve asnjë dobi publike. Por ky nuk është problemi i vetëm. Ky tender është një kënetë abuzimesh nga të gjitha anët.

350 mijë euro për të marrë me qira një kioskë

Ndonëse zyrtarët marifetcinj të Shqipërisë kanë mësuar t’i emërtojnë tenderat me terma kompleks dhe jo pa qëllim, në fakt objekti i vërtetë i këtij tenderi është marrja me qira për 1 vit e një kioske me përmasa 3 metër me 2.5 metër dhe që ka dy radio dhe një telefon fiks. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat kulla të lëvizshme kontrolli si kjo në foton më poshtë.

Në këtë kullë supozohen të rrinë kontrollorët e trafikut ajror, të cilët komandojnë uljet dhe ngritjet e avionëve. Në rastin e Aeroportit të Kukësit do të komandojnë uljet dhe ngritjet e sorrave. Por nuk mbaron këtu.

Një kullë e re me pajisjet dhe kriteret teknike si ato që kërkon Albcontrol në kontratë, kushton 80-100 mijë dollarë po ta blesh të re. Shoqëria shqiptare e lundrimit ajror është duke paguar 350 mijë euro për të marrë 1 vit me qira një kullë të përdorur.

Tenderi për marrjen e kullës me qira u zhvillua përpara dy javësh. Në garën pa garë mori pjesë vetëm një kompani. Kjo ishte R & T, e cila ofroi çmimin 31.6 milionë lekë ose 330 mijë euro. Këtë të premte kompania u shpall fituese e tenderit të kioskës.

 

Me pak fjalë, 350 mijë euro ikën. Por qytetarët shqiptarë nuk kanë për të marrë ndonjë shërbim nga këto para. Zero.

Babëzia me të cilën shpërdorohen paratë e qytetarëve në Shqipëri është e frikshme. Kur spitalet rrinë pa analiza, Albcontrol i cili ka marrë përdrejtë mbi 70 milionë euro injektim kapitali nga paratë e qytetarëve vitin e kaluar, shpenzon para për të numëruar zogjtë që fluturojnë në Aeroportin e Kukësit. /Kapitali.al

Previous Post

Eleminimi i karteleve dhe krimi i organizuar, VanHorn mesazh ministrave të rinj

Next Post

Tiranë/ 30-vjeçari përfundon i plagosur me thikë te Trauma, detajet

Next Post
Tiranë/ 30-vjeçari përfundon i plagosur me thikë te Trauma, detajet

Tiranë/ 30-vjeçari përfundon i plagosur me thikë te Trauma, detajet

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përshkallëzohet situata, policia hedh ujë me piper dhe gaz lotjesllës në drejtim të protestuesve

Përshkallëzohet situata, policia hedh ujë me piper dhe gaz lotjesllës në drejtim të protestuesve

July 23, 2026
Kuvendi në “shtetrrethim” para protestës: Barriera, autobot me ujë dhe forca të shtuara policie

Kuvendi në “shtetrrethim” para protestës: Barriera, autobot me ujë dhe forca të shtuara policie

July 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al