Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’, institucionet asnjë masë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Raporti i KLSH-së ‘në vesh të shurdhër’, institucionet asnjë masë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një auditim në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga ana e Kontrollit ë Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah një mungesë koordinimi mes institucioneve duke lejuar si pasojë ndërtime në zona të mbrojtura, muzeale apo turistike.

 

KLSH që ka marrë në analizë disa vite nga 2020-2024 konstaton se sinjalizimet për ndërhyrje të jashtëligjshme nuk kanë munguar por delegimi në drejtoritë rajonale të Inspektoratit apo në institucione të tjera për mungesë kompetencë ka bërë që reagimi të mungojë. Në rastet kur është konstatuar sipas KLSH se ka pasur shkelje të ligjit dhe është kërkuar prishjen e ndërtimit, kjo masë është zvarritur.

“IKMT nuk është angazhuar për kryerjen e inspektimeve të nevojshme, për të garantuar mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme në zona ose objekte me rëndësi kombëtare, pas sinjalizimeve të ardhura nga institucionet e tjera publike (si Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore/ Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Agjencia Kombëtare e Bregdetit/ Agjencitë Rajonale të Bregdetit, administrata e zonave të mbrojtura, etj.). Në rastet kur ka vendim prishje, vijon të mos jenë ekzekutuar, duke sjell më pas dhe rritjen e rasteve të ndërtimeve të kundërligjshme” thuhet në auditim.

KLSH e nis me vitin 2020 ku sipas audituesve ka pasur 4 raste të sinjalizuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdeteve për punime të kundërligjshme në zona bregdetare, 4 raste të sinjalizuara nga AKZM për punime të kundërligjshme në zona të mbrojtura, 5 raste të sinjalizuara nga IKTK/ DRTK për punime të kundërligjshme në zona muzeale/ monumente kulture.

Një pjesë e mirë e këtyre rasteve janë deleguar nga Kryeinspektori por në asnjë nga rastet e cituara nuk rezulton që IKMT, me grup pune të përbashkët me përfaqësues të institucioneve publike të sipërpërmendura, të ketë verifikuar situatën në vend e, në rast të konstatimit të shkeljeve, të ketë zbatuar procedurat ligjore në fuqi.

E njëjta situatë madje në një nivel më të lartë sinjalizimesh është raportuar edhe në vitin 2024 dhe panorama është e ngjashme.

Në këtë kontekst KLSH ka rekomanduar të merren masa për zhvillimin e inspektimeve për verifikimin e sinjalizimeve nga institucionet publike përgjegjëse për monitorimin e zonave me rëndësi kombëtare (përfshirë zonat bregdetare, zonat e mbrojtura dhe zonat e trashëgimisë kulturore/ zonat muzeale), nëpërmjet strukturave të IKMT, me përfaqësues të përbashkët me institucionin sinjalizues, si dhe ndjekjen e hapave të mëtejshëm në rast të konstatimit të kundërvajtjeve, deri në trajtimin përfundimtar të çështjeve dhe kthimin përgjigje ministrive/ institucioneve përkatëse. /Monitor.al

Previous Post

Aksident në Elbasan, përplasi të riun me biçikletë, arrestohet autori

Next Post

Zjarr në fshatin Sherisht të Vlorës, era e fortë përhap flakët, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Next Post
Zjarr në fshatin Sherisht të Vlorës, era e fortë përhap flakët, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Zjarr në fshatin Sherisht të Vlorës, era e fortë përhap flakët, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al