Teksa socialistët insistuan sërish me raportin e lexuar nga deputetit Ulsi Manja se nuk do të japin autorizimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut për t’i hapur rrugë arrestimit pas kërkesës së SPAK, ndërkombëtarët e dhanë mesazhin e tyre.
Ata kanë braktisur dhe nuk morën pjesë në seancë, siç duket edhe nga lozhat e Kuvendit të Shqipërisë.
Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë shprehur hapur kritikat e tyre ndaj qeverisë për rastin Balluku, duke paralajmëruar se ky fakt vë në rrezik edhe integrimin e vendit.








