Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmi i “Homeland Justice” ndaj Kuvendit, eksperti: Kanë akses në email-et e 140 deputetëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Sulmi i “Homeland Justice” ndaj Kuvendit, eksperti: Kanë akses në email-et e 140 deputetëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas kërcënimeve të publikuara nga grupi i hakerave iranianë Homeland Justice të cilët kanë sulmuar postën elektronike të Parlament, eksperti i sigurisë kibernetike Tomi Kallanxhi ka ngritur shqetësimin për sigurinë digjitale të institucioneve shqiptare.

Në një intervistë në A2 CNN, ai tha se sulmi ndaj Kuvendit është i rëndë, pasi është hera e dytë brenda dy vitesh që i njëjti institucion bëhet objekt i një sulmi të tillë. Sipas tij hakerat kanë arritur të hyjnë në serverin e email-eve të parlamentit, duke patur akses në email-et e 140 deputetëve.

“Me sa u kuptua nga screenshot-et që u publikuan, ata kanë hyrë në të gjithë serverin e email-eve, që do të thotë se mund të kenë akses në email-et e rreth 140 deputetëve,” u shpreh Kallanxhi.

Eksperti paralajmëroi se nëse hakerat kanë akses në email-et e deputetëve, ata mund të lexojnë komunikimet, por edhe të dërgojnë mesazhe në emër të tyre pa u vënë re.

“Nëse dikush ka akses në email-in tënd, mund të komunikojë me personat me të cilët ke folur më parë dhe ti mund të mos e kuptosh kurrë, sepse këto mesazhe mund të fshihen edhe nga sent emails,” tha ai.

Kallanxhi theksoi se infrastruktura digjitale e institucioneve në Shqipëri është e fragmentuar, pasi çdo institucion menaxhon serverat e vet, gjë që sipas tij e dobëson sigurinë. Ai sugjeroi që të dhënat dhe sistemet digjitale të institucioneve shtetërore të centralizohen në një qendër të madhe të dhënash dhe të monitorohen nga një ekip i specializuar ekspertësh.

“Çdo institucion ka IT-të e vetë, ka serverat e vetë që duhet të menaxhojë secili IT. Edhe kjo gjë e dobëson infrastrukturën digjitale, sepse kjo gjë e bën që secili të ruajë baçen e vetë. Në qoftë se këto serverat dhe infrastrukturat digjitale duhet të ishin në një vend, në një data center të madh që të monitoroheshe nga një grup ekspertësh edhe më të rëndësishëm, sesa një IT i një institucioni, që patjetër nuk i lë asnjë lloj përgjegjësie, sepse ai bën shumë gjëra dhe duhet të bëjë edhe menaxhimin e serverave të menaxhojë securitin e tjerë me radhë dhe me sa di janë shumë pak veta staf që merren me këtë gjë. Në qoftë se shteti shqiptar këtë gjë do ta kishe në një data center dhe të menaxhonin këto data center-at me Emailin do ta kishte edhe më kollaj”, tha ai.

Ndërkohë, grupi i hakerave ka paralajmëruar se mund të publikojë komunikime dhe materiale që pretendohet se lidhen me afera apo komunikime të brendshme të politikanëve shqiptarë.

“Nuk e besoj që deputetët i kanë përdorur edhe për gjëra të tjera. Uroj mos jenë përdorur dhe për gjëra të tjera, sepse kjo gjë mund t’i cenojë edhe privatësinë e tyre për të ndjekur në një farë mënyre se çfarë kanë bërë, ku janë regjistruar, çfarë imeilesh kanë marrë, me kë kanë folur e tjerë me radhë. Kështu që patjetër që kjo gjë është e rëndë. dhe kur ndodh për të dytën herë në të njëjtin institucion. Po është edhe më serioze çështja”.

Eksperti theksoi se për qytetarët e zakonshëm rreziku është më i ulët, pasi shumica përdorin platforma të mëdha si email-et e ofruara nga kompani ndërkombëtare, të cilat kanë sisteme më të avancuara sigurie.

Previous Post

Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Shkel prezumimin e pafajësisë sa herë i intereson politikisht

Next Post

Skandali i Call Centerave, gazetari Italian: I denoncova te Neritan Nallbati e Virson Stroka, asnjë përgjigje…

Next Post
Skandali i Call Centerave, gazetari Italian: I denoncova te Neritan Nallbati e Virson Stroka, asnjë përgjigje…

Skandali i Call Centerave, gazetari Italian: I denoncova te Neritan Nallbati e Virson Stroka, asnjë përgjigje…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al