Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, kanë nisur fushatën e përvitshme të bamirësisë për familjet në nevojë në të gjithë vendin.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, ku u bë e ditur se shpërndarja e ndihmave ka nisur dhe do të vijojë përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke mbështetur rreth 6500 familje me vështirësi ekonomike në mbarë Shqipërinë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Fajsal Gazi Hifdhi, përfaqësuesi i Qendrës Humanitare “Mbreti Selman”, Sulejman el-Rebdi, si dhe drejtues të tjerë të KMSH-së, imamë dhe familjarë përfitues.

Në fjalën e tij, kryetari Bujar Spahiu falënderoi Qendrën “Mbreti Selman” dhe Ambasadën Saudite për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo nismë realizohet për të dhjetin vit radhazi dhe përfaqëson një ndihmë të rëndësishme për familjet në nevojë gjatë Ramazanit.

“Takimi ynë sot nuk është thjesht një aktivitet formal, por një mesazh human që shpreh thellësinë e lidhjeve vëllazërore mes popullit shqiptar dhe atij saudit, si dhe vlerat e mëshirës, solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në këtë muaj të bekuar”, u shpreh Spahiu.

Ndërkohë, ambasadori Fajsal Gazi Hifdhi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rolin e iniciativave humanitare në forcimin e tyre.

“Kjo iniciativë buron nga besimi i thellë i Mbretërisë së Arabisë Saudite në rëndësinë e solidaritetit human dhe në përpjekjet për të ndihmuar nevojtarët dhe të varfrit”, u shpreh ambasadori.

Fushata konsiston në shpërndarjen e pakove ushqimore prej rreth 45 kilogramësh secila, të cilat fillimisht u dorëzohen përfaqësuesve të 36 myftinive në të gjithë vendin. Më pas, këta të fundit do t’i shpërndajnë ndihmat tek familjet në nevojë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Previous Post

Lidh kryeqytetin me veriun e vendit, dëmtohet ura e Matit, shkak inertet

Next Post

Trupat e ushtarëve të vrarë amerikanë në Kuvajt kthehen në SHBA, Trump merr pjesë në pritjen e tyre: Janë heronj

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al