Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nafta drejt 200 lekëve, ekonomia shqiptare përballë një prove të re

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nafta drejt 200 lekëve, ekonomia shqiptare përballë një prove të re
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i naftës pritet t’i afrohet sërish pragut të 200 lekëve për litër. Një çmim që shqiptarët e përjetuan në vitin 2022, kur shpërtheu lufta në Ukrainë dhe tregjet globale të energjisë u përfshinë nga paniku.

 

Shkaku këtë herë vjen nga Lindja e Mesme. Përplasjet mes boshtit SHBA-Izrael dhe Iranit kanë shtyrë çmimin e naftës mbi 80 dollarë për fuçi, duke rikthyer frikën e një përshkallëzimi më të gjerë. Rreth një e pesta e naftës botërore dhe rreth 20% e gazit natyror që qarkullon në tregjet botërore kalon përmes Ngushticës së Hormuzit. Çdo kërcënim për bllokimin e saj mjafton për të ndezur tregjet. Nëse tensionet përshkallëzohen dhe Hormuzi bllokohet, çmimi i naftës mund të kapërcejë 100 dollarë për fuçi. Dhe kur kjo ndodh, vendet importuese si Shqipëria nuk kanë asnjë mburojë.

 

Një vëzhgim i Faktoje.al në disa pika tregtimi karburanti në Tiranë tregoi se nafta po shitet mes 175 dhe 187 lekë për litër. Por kjo është vetëm fotografia e sotme.

 

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, brenda javës pritet një rritje me 10-15 lekë për litër, që do ta çonte çmimin pranë 200 lekëve.Kryetari i shoqatës, Luigj Aliaj, thotë se rritja pritet të jetë e përkohshme, 20-30 ditë, nëse situata stabilizohet.

 

“Tek ne do të fillojë brenda javës me 10-15 lek rritje, por do të jetë e përkohshme, 20-30 ditë e më pas mendoj që do të rikthehemi tek çmimet e para konfliktit,” thotë për Faktoje.al kryetari i Shoqatës, Luigj Aliaj.

 

Shqipëria importuese neto

 

“I gjithë ky tension në Lindjen e Mesme rrit rrezikun e ndërprerjes së furnizimit dhe, si pasojë, çmimi global i naftës rritet, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe tek tregjet shqiptare,” shpjegon ekonomistja Teuta Nunaj-Kortoçi.

 

Shqipëria është importuese neto e naftës, ndaj çdo rritje në tregjet ndërkombëtare reflektohet menjëherë tek çmimi i produktit që shitet në tregun vendas,” shton ajo.

 

“Kompanitë tregtuese zakonisht nuk e absorbojnë rritjen, por e transferojnë atë tek konsumatori përfundimtar, duke e bërë shtrenjtimin të pashmangshëm,” përfundon Nunaj-Kortoçi.

 

Në të njëjtën linjë, edhe Qendra ALTAX, në një analizë të fundit, paralajmëron rritje të çmimeve të naftës.

 

“Shqipëria, si importuese neto e naftës kryesisht nga tregjet evropiane dhe indirekt nga Lindja e Mesme, do të përballet me një shtim të menjëhershëm të çmimeve të karburanteve, potencialisht +10-15% në muajt e ardhshëm, ” paralajmërojnë ekspertët e qendrës ALTAX.

 

Inflacioni në rritje

 

Rritja e çmimit të naftës nuk ndalet tek pompat e karburantit. Ajo përkthehet menjëherë në kosto më të larta transporti, prodhimi dhe shërbimesh, duke ushqyer një valë të re inflacioni në ekonomi.

 

Sipas analizës së Qendra ALTAX, çdo rritje me 5% e çmimit të naftës shton rreth 0.1 pikë përqindje në inflacion. Nëse nafta ngjitet në 100 dollarë për fuçi, inflacioni në Shqipëri mund të rritet me 1 deri në 1.5 pikë përqindje deri në mesin e vitit 2026. Me normën aktuale në 2.3%, kjo do ta çonte inflacionin pranë 4%, duke fshirë gradualisht fuqinë blerëse të familjeve.

 

Në një ekonomi si Shqipëria, e varur nga importet dhe me strukturë të brishtë prodhimi, çdo tronditje e jashtme përkthehet shpejt në faturë për konsumatorin.

 

Përballë këtij realiteti, hapësirat e reagimit janë të kufizuara. Ekspertët sugjerojnë ndërtimin e rezervave strategjike të naftës, politika fiskale të kujdesshme dhe përshpejtimin e investimeve në energji të rinovueshme. Por në afat të shkurtër, ekonomia shqiptare mbetet e ekspozuar. Dhe kur çmimi i naftës rritet, zinxhiri i shtrenjtimit është i pashmangshëm. Faktoje.al

Previous Post

Për çfarë paguhet AKU? Salca e kosit e skaduar në tetor 2024 ende në market

Next Post

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, kapet në Tropojë Gazment Buçpapa

Next Post
Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, kapet në Tropojë Gazment Buçpapa

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, kapet në Tropojë Gazment Buçpapa

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK nën hetim Bankën e Shqipërisë, në Gjykatën e Lartë çështja për pajisjet e sekuestruara të drejtuesve

SPAK nën hetim Bankën e Shqipërisë, në Gjykatën e Lartë çështja për pajisjet e sekuestruara të drejtuesve

October 29, 2026
Avokatët vijojnë bojkotin në GJKKO, dështojnë të paktën 10 seanca gjyqësore

Avokatët vijojnë bojkotin në GJKKO, dështojnë të paktën 10 seanca gjyqësore

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al