Sunday, November 8, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

300 hektarë me sera në Dimal nën ujë prej ditësh, fermerët: Jemi zhytur në borxhe dhe kredi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
300 hektarë me sera në Dimal nën ujë prej ditësh, fermerët: Jemi zhytur në borxhe dhe kredi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fshati Goriçan, në bashkinë Dimal të qarkut Berat, është prekur 7 herë nga përmbytjet e njëpasnjëshme të muajit dhjetor 2025 dhe vitit 2026 dhe dëmet e shkaktuara kanë qenë të mëdha.

Përmbytja e tij e fundit ishte tre ditë më parë, si pasojë e hapjes së portave të digave dhe 300 hektarë me sera në këtë fshat janë ende edhe sot nën ujë.

Përmbytja e fundit i gjeti serat sërish të mbjella me domate, speca, lakra, tranguj etj., dhe prodhimi u kalb sërish. Siç edhe mund të shihet në pamjet filmike, prodhimi i shkulur nga serat e mbjella është i gjithi i hedhur në kanale.

Në serat, që sot janë ende nën ujë, uji arriti deri në 1 metër, duke shkatërruar gjithçka, ndërkohë që mbjellja e fidanëve të rinj në to është e pamundur, pa u tharë tërësisht toka. Të njëjtin fat ka pësuar edhe një fermë me dele e qingja, ku uji mori me vete rreth 70 krerë të tyre dhe të gjithë ushqimin.

Fermerët pohojnë se dëmet janë të pallogaritshme dhe se ata janë tashmë të falimentuar. Duke qenë se humbjet në kulturat bujqësore janë të mëdha, fermerët kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet për dëmet që ju janë shkaktuar dhe këtë herë jo nga natyra por nga dora e njeriut.

Ata shprehen se “edhe pse dëmet janë verifikuar disa herë, deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti për çdo përmbytje që ka ndodhur”.

Duke pohuar se ‘janë kredhur në borxhe e në kredi’, ata i bëjnë apel shtetit ‘t’i dëmshpërblejë dhe t’u kompensojë fidanët, që janë mbjellë e përmbytur 4 herë me radhë brenda këtyre dy muajve si dhe të ndërtojë një argjinaturë mbrojtëse për të mos u përmbytur sërish’.

Fermerët shprehen se, “rikuperimi i tokës dhe fillimi i një cikli të ri prodhimi do të jetë i mundur vetëm pas 2-3 muajve, deri në tharjen e plotë të tokës, kur del edhe prodhimi i fushës”./ Panorama.al

 

Previous Post

Protesta e PD, gjykata liron të gjithë të shoqëruarit, mes tyre edhe tre të mitur

Next Post

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

Next Post
Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit
AKTUALITET

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

by Pali
November 1, 2026
0

Një aksident ka ndodhur në fshatin Farret, në njësinë administrative Stravaj të Librazhdit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Read moreDetails
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al