Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kompania “KAYO” po ndërton fshehtas fabrikë municionesh pranë banesave në Kodër Babrru”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Kompania “KAYO” po ndërton fshehtas fabrikë municionesh pranë banesave në Kodër Babrru”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka deklaruar se në zonën e Kodër Babrru, në Tiranë, banorët po ngrenë akuza ndaj kompanisë “KAYO” për përvetësim të paligjshëm të tokës dhe mashtrim mbi natyrën reale të investimit që po zhvillohet pranë banesave të tyre.

Zëdhënësja për Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli thotë se bëhet fjalë për pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura në kadastër si pronë e familjes Dervishi, të cilat sipas banorëve janë kaluar në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes për llogari të kompanisë “KAYO”, pa transparencë dhe pa sqarim publik.

“Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë. Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre. Nuk ka tabelë informuese për kufizimet. Nuk ka shpjegim publik. Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë”, thuhet në deklaratën e PD.

PD deklaron se vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara.

Në tabelën informuese të lejes së ndërtimit shkruhet objekti “ndërtim i fabrikës së tekstileve, dy kate mbi tokë”. Zhvillues: “Kayo”. Sipërmarrës: “MSSC Group shpk”.

Kompani këto që nuk shquhen për vizionin e tyre drejt tekstileve, linosë a basmës por për tregtimin e armëve dhe monucioneve të rënda ushtarake.

PD thekson se kjo është provë e një modeli qeverisjeje që shkel pronën private, përdor institucionet e sigurisë për të frikësuar qytetarët dhe vendos interesa të dyshimta mbi jetën e familjeve shqiptare.

Denoncimi i plotë:

Qeveria po rrëmben pronat private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru.

Qytetarë në Kodër Babrru, Tiranë, u shprehën se po ndodh një skandal i rëndë me pronën private të familjes Dervishi

Pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura nga kadastra si pronë e kësaj familjeje, janë kaluar te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë “Kayo”, pa transparencë, pa sqarim publik dhe pa respekt për të drejtën kushtetuese të pronës.

Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë.

Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre.

Nuk ka tabelë informuese për kufizimet.

Nuk ka shpjegim publik.

Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, sipas denoncuesve vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara – u shprehën ata.

Në tabelën informuese të lejes së ndërtimit shkruhet objekti “ndërtim i fabrikës së tekstileve, dy kate mbi tokë”. Zhvillues: “Kayo”. Sipërmarrës: “MSSC Group shpk”.

Kompani këto që nuk shquhen për vizionin e tyre drejt tekstileve, linosë a basmës por për tregtimin e armëve dhe monucioneve të rënda ushtarake.

Nëse aty vërtet do të ndërtohet fabrikë armësh dhe demontimi siç banorët denoncojnë, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur publik dhe me fshehje të qëllimshme të natyrës reale të projektit.

Banorët kanë protestuar.

Kanë depozituar edhe kallëzim penal.

Kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen deri në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut… dhe  kanë shumë të drejtë….

Kjo nuk është një çështje lokale.

Kjo është provë e një modeli qeverisjeje që shkel pronën private, përdor institucionet e sigurisë për të frikësuar qytetarët dhe vendos interesa të dyshimta mbi jetën e familjeve shqiptare.

Askush nuk ka mandat për të grabitur pronën e qytetarëve.

Askush nuk ka të drejtë të kthejë lagjet e banuara në zona industriale të rrezikshme.

Askush nuk është mbi ligjin.

Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë.

Nëse shteti nuk mbron qytetarët e vet, qytetarët do të mbrojnë vetveten me çdo mjet demokratik që u jep ligji .

Për këto arsye dhe shumë të tjera të gjithë së bashku më 20 Shkurt ti japim Edi Ramës dhe qeverisjes së tij atë që meriton…..

Previous Post

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që do të bllokohen

Next Post

Kuvendi miraton 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, rrëzohen 6 propozime të opozitës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al