Në kuadër të eventit “Fondi Social 2026 – Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, u prezantuan 14 shërbime të reja sociale që do të financohen gjatë vitit 2026, duke shënuar një hap konkret drejt forcimit të mbështetjes për komunitetin.
Gjatë aktivitetit u firmos edhe marrëveshja mes Bashkisë Mat dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, një bashkëpunim që synon zbatimin efektiv të këtyre shërbimeve në terren dhe garantimin e përfitimeve të drejtpërdrejta për qytetarët.
Për Bashkinë Mat, Fondi Social 2026 përfaqëson një mundësi reale për të rritur mbështetjen ndaj familjeve, të moshuarve dhe çdo qytetari në nevojë. Autoritetet theksuan se përmes këtij fondi, shërbimet sociale do të funksionojnë më mirë në nivel vendor, më pranë njerëzve, duke u ofruar me standarde evropiane dhe me përgjegjësi të shtuar ndaj komunitetit.
Ky zhvillim pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në fuqizimin e shtresave më vulnerabël në Mat.
















