Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tym e flakë në Tiranë/ Çfarë ndodhi në protestën e PD-së, të plagosur qytetarë dhe efektivë policie

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tym e flakë në Tiranë/ Çfarë ndodhi në protestën e PD-së, të plagosur qytetarë dhe efektivë policie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike mbajti pasditen e kësaj të marte (10 shkurt 2026), protestën e tretë kombëtare para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e Edi Ramës, pas skandaleve që përfshinë qeverinë e tij.

Protesta nisi fillimisht në mënyrë paqësore në orën 17:00, ku 6 përfaqësues të Partisë Demokratike morën fjalën, mes të cilëve edhe kryedemokrati, Sali Berisha.

Pa sqaruar edhe këtë herë një skenar të qartë të PD-së për ‘rrëzimin’ e Edi Ramës, Berisha deklaroi se këtë të fundit do ta largojnë qytetarët ose do të largohet vetë.

Ai e cilësoi Ramën si armiku kryesor i Shqipërisë, ndërsa deklaroi se muaji shkurt sipas tij do të jetë muaji që PD-ja do çlirojë Shqipërinë.

“Ky armik i egër na qeverisi për 45 vite pavarësisht krimeve të tij. Po sot çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nëse shekullin e kaluar u mbajtëm peng 45 vite, në këtë shekull me një shpejtësi krejt tjetër Shqipëria përballet me pasoja akoma më katastrofike. Prandaj shkurti është muaji që do çlirojmë Shqipërinë”, – tha Berisha ndër të tjera.

Pasi Berisha mbylli fjalën e tij, situata u tensionua, ku dhjetëra qytetarë hodhën molotovë drejt godinës së Kryeministrisë.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme, Kryeministria është ndezuar nga flakët e zjarri, pasi qytetarët të revoltuar kanë hedhur mjetet piroteknike drejt godinës në shenjë revolte.

Sakaq, efektivët e policisë, të cilët kishin formuar kordon para godinës qeveritare, kanë përdorur autobotin me ujë për të shuar flakët. Pas shpërthimeve qytetarët kanë nisur të largohen nga sheshi në thirrjet “Rama ik”, ndërsa janë përplasur edhe me policinë.

Gjithashtu protestuesit kanë tentuar të heqin barrierat metalike, ndërsa pas largimit nga Kryeministria janë drejtuar drejt Parlamentit.

Ata zhvendosën protestën e tyre aty, ndërsa në shenjë revolte breshëri molotovësh janë hedhur sërish në drejtim të godinës.

Si pasojë e molotovëve është përfshirë nga flakët një makinë e cila ishte e parkuar anës rrugës, një kosh mbeturinash, si dhe kanë pësuar djegie 8 efektivë policie, të cilët kishin formuar kordon dhe po tentonin të zbrapsin protestuesit me ujë dhe gaz lotsjellës.

Gjithashtu si pasojë e përplasjeve me Policinë një qytetar deklaroi se ishte goditur në kokë dhe për pasojë kishte mbetur i plagosur. Ai pretendon për mediat se nga përplasja që pati me efektivët, njëri nga ata e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar plagë.

Sakaq i dëmtuar mbeti gjithashtu edhe një shtetas i huaj, i cili thuhet se ishte gazetar dhe ndodhej në protestën te Parlamenti.

Pasi qytetarët hodhën molotov drejt godinës dhe policia ju kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës, ai ka mbetur i dëmtuar ndërsa është shprehur “oh my god, what is going on” – “o zot çfarë po ndodh”. Pas kësaj ai është asistuar nga qytetarët të cilët i kanë ardhur në ndihmë.

Ndërkohë në mbyllje të protestës, është dëmtuar edhe deputeti, Bledion Nallbati,i cili ka përfunduar në spital. Ai ka pretenduar se policia e ka dhunuar dhe e ka goditur me shkop gome.

Protesta e sotme ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja, të cilat kanë deklaruar ndër të tjera se këto protesta kërcënojnë pushtetin e Ramës, qeverinë e të cilit e cilësojnë si të zhytur në skandale.

Previous Post

Arlinda Pogaj qeras me një kafe 200-milionë lekëshe oligarkun Nadir Çausholli

Next Post

Protesta e PD-së, policia tërheq zvarrë disa qytetarë për t’i shoqëruar në komisariat

Next Post
Protesta e PD-së, policia tërheq zvarrë disa qytetarë për t’i shoqëruar në komisariat

Protesta e PD-së, policia tërheq zvarrë disa qytetarë për t’i shoqëruar në komisariat

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

November 7, 2026
Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al