Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë/ Nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë/ Nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një udhëtim shëndetësor që kishte si qëllim humbjen e peshës përfundoi tragjikisht për Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero i Italisë, i cili humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut.

Pas vitesh dietash pa sukses, Ferro kishte vendosur t’i besonte një klinike private në Milano, e cila i kishte propozuar kryerjen e operacionit në Tiranë, në një strukturë të lidhur me klinikën italiane, me një kosto prej 4.400 euro, shumë më e ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali.

Sipas mediave italiane, për të sqaruar rrethanat e vdekjes, Prokuroria e Padovës ka regjistruar në listën e personave nën hetim kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e 54-vjeçarit pritet të kryhet të hënën në Padova, nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i ngarkuar nga prokuroria.

Sipas hetimeve paraprake, kontakti mes Ferro-s dhe kirurgut ishte vendosur përmes mesazheve në WhatsApp, ku ishin diskutuar informacionet mjekësore, kostot dhe organizimi i udhëtimit. Edhe pse pacienti vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramë, ndërhyrja u planifikua për 18 dhjetor, ndërsa analizat para-operative, të papërfunduara në Itali, u kryen vetëm një ditë para operacionit në Tiranë.

Familjarët e viktimës, përmes avokatëve Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, kanë denoncuar se nuk janë respektuar protokollet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit, duke theksuar se udhëzimi i vetëm i dhënë pacientit kishte qenë të mos konsumonte ushqim që nga mbrëmja para ndërhyrjes.

Massimo Ferro kishte mbërritur në Tiranë më 17 dhjetor, së bashku me bashkëshorten e tij, Romina. Operacioni u krye një ditë më pas, ndërsa më 22 dhjetor, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm: iu rrit temperatura, pati vështirësi në frymëmarrje dhe më pas pësoi arrest kardiak fatal. Deri më tani, shkaku i saktë i vdekjes mbetet i paqartë.

“Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi”, kanë deklaruar bashkëshortja dhe fëmijët e tij, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje tragjike.

Previous Post

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos, gjendet trupi i Jurgen Karajt

Next Post

Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut

Next Post
Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut

Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al