Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesmeni Italian Massimo Ferro ka ndërruar jetë pasi ngushtoi stomakun në spitalin TRITA HOSPITAL në Tiranë, me pronare në letra Lindita Hoxha. TRITA HOSPITAL është denoncuar në vijimësi për papërgjegjshmëri, mashtrim dhe ngatërrim të analizave, shmangie të protokolleve mjekësore, ndërsa dyshohet për pastrim parash.

(Lindita Hoxha)

Italiani vdiq më 22 dhjetor të kaluar në QSUT, disa ditë pasi kishte bërë ndërhyrjen kirurgjikale për ngushtimin e stomakut, me qëllim për të humbur peshë. Sipas denoncimit të familjes, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar. Udhëzimi i vetëm i dhënë kishte qenë që të qëndronte pa ngrënë që nga mbrëmja e një dite më parë.

(Massimo Ferro)

Prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar në listën e të dyshuarve mjekun kirurg Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Andrea Formiga është lidhje e Lindita Hoxhës në Tiranë.

(Andrea Formiga)

Kush qëndron pas Trita Hospital?

Në prill 2023, Lindita Hoxha themelon kompaninë e shërbimeve mjekësore Trita Hospital, me kapital 100 mijë lekë. Si administrator ortakja e vetme e kompanisë cakton Arli Sherifin.

Kompania Trita Hospital, me kapital 100 mijë lekë, mbulon një spital në qendër të Tiranës, një investim me vlerë miliona euro.

Historiku i biznesit të zonjës Hoxha nis 8 vite më parë, me kompaninë Dermo Life Akademi, për zhvillimin e aktivitetit në fushën e estetikës. Dermolife Academy, një shkollë profesionale me dy programe studimi, është gjithashtu një investim qindra mijëra euro, me burim të errët.

Në vitin 2022 themelon kompaninë Dermolife për kryerjen operacioneve të ndryshme shendetësore, ndërsa në 2024 hap farmacinë Trita. Kompanitë nga viti 2017 deri në 2022, kanë bilance të brishta dhe nuk justifikojnë investimin për ndërtimin e spitalit Trita.

Historia e vdekjes së biznesmenit

Sipërmarrësi italian 54-vjeçar nga Camposampiero, ishte i vendosur të humbiste peshë. Pas vitesh dietash që kurrë nuk kishin pasur sukses, Massimo Ferro vendosi t’i besonte një klinike private në Milano që premtonte një zgjidhje të qëndrueshme në kohë, shkruan Corriere della Sera.

Në klinikën private i propozuan një udhëtim për në Tiranë, ku mund të regjistrohej për ngushtimin e stomakut, një ndërhyrje që zvogëlon organin. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Massimo Ferro vdiq më 22 dhjetor në Shqipëri. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës Andrea Girlando mori si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietisten Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Të hënën në Padovë do të kryhet autopsia mbi trupin e Massimos, ndërsa mjeku ligjor i caktuar nga prokuroria është doktori Antonello Cirnelli.

Teknika laparaskopike

Në dhjetor, kontakti i Ferros me kirurgun ishte bërë përmes mesazheve WhatsApp, ku ishin dhënë informacionet, kostot dhe udhëzimet logjistike. Çmimi i operacionit, 4.400 euro, ishte shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali. Gjatë vizitës më 6 dhjetor 2025, Ferro u paraqit me djalin e tij të madh. Kirurgu i shpjegoi ndërhyrjen, duke e siguruar mbi teknikat laparaskopike dhe shpejtësinë e procedurës. Pavarësisht që pacienti ishte me diabet tip II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u planifikua për më 18 dhjetor në Tiranë, në klinikën “binjake” të asaj milaneze. Testet para-operatore, që Ferro nuk arriti t’i kryente në Itali, u shtynë për ditën para ndërhyrjes në Tiranë.

Pa udhëzime

Sipas asaj që denoncoi familja (avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti), asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk ishte respektuar: nuk kishte trajnim dietic paraprak, as vlerësim multidisiplinar, as përgatitje specifike para operacionit. E vetmja udhëzim ishte që natën para operacionit të mos hante asgjë. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor me gruan e tij.

Temperatura dhe simptomat

Ditën pas operacionit, ai telefonoi familjarët duke i siguruar se “shkoi gjithçka mirë”. Por që nga dita pasardhëse diçka ndryshoi. Ferro dukej gjithnjë e më i lodhur, nuk reagonte dhe glicemia e tij mbeti e lartë. Më 20 dhjetor shfaqet temperatura që arriti 38 gradë dhe u trajtua me qetësues. Më 21 dhjetor, me temperaturë që arriti 39 gradë dhe me vështirësi të rëndë në frymëmarrje, ai u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Atje iu bënë analiza, por antibiotiku, sipas denoncimit, u dha vetëm në mbrëmje, para se të kthehej përsëri në klinikë. Gjatë natës, gjendja e Ferros u përkeqësua. Mëngjesin e 22 dhjetorit pësoi arrest kardiak brenda klinikës. U reanimua dhe u transferua me ambulancë në reanimacion në spitalin publik. Pasdite mjekët raportuan se gjendja ishte e qëndrueshme, por në mbrëmje gruaja u thirr urgjent: kur arriti, Massimo Ferro kishte vdekur tashmë prej orësh.

Sot, familjarët denoncojnë se askush nuk ka arritur të tregojë me siguri shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi,” shkruajnë gruaja Romina dhe fëmijët. /Prapaskena.com

Previous Post

Vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë/ Nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen

Next Post

20 mijë € për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq ish-gardistin dhe dy të tjerë

Next Post
20 mijë € për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq ish-gardistin dhe dy të tjerë

20 mijë € për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq ish-gardistin dhe dy të tjerë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al