Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SOCIALE

Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in SOCIALE
0
Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agresiviteti i gripit të këtij sezoni ka rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Fundi i janarit ka shënuar pikun e qarkullimit të gripit, por dhe infektimeve në popullatë. Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim.

Mjekët thonë se 40% e të prekurve që i drejtojnë urgjencës së infektivit janë raste për shtrim për shkak të bronkopneumonive dhe komplikacioneve të tjera.

“Bronkopneumonitë që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Janë pacientë që absolutisht kërkojnë një kujdes të veçantë. Janë pacientë që shpeshherë kërkojnë hospitalizim pavarësisht grupmoshave të tyre. Nga grupmoshat e reja deri te grupmoshat e treta dhe që duan një sikurse e thashë kujdes të veçantë duke tentuar që të paraprijnë komplikacionet”, thotë Migena Qato, mjeke infeksioniste.

“Ka subjekte që paraqiten më shumë se një herë pranë urgjencës  duke tentuar fillimisht të marrin mjekim ambulator dhe pastaj rikthehen sepse shohim që nuk ka pasur rezultatin që kemi dashur neve të kenë. Të paktën një 30 40% e tyre janë raste të cilat tërheqin që në momentin e parë vëmendjen për hospitalizim”.

Mjekët thonë se rastet që i drejtohen shërbimit infektiv janë nga të gjitha grupmoshat. Ndërsa nevojë për shtrim kanë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, për shkak të mbivendosjes së sëmundjeve dhe problematikave që ka shkaktuar gripi. Në urgjencën e pediatrisë, fluksi i vizitave në këtë periudhë piku të qarkullimit të gripit është edhe më i lartë.

Mjekët tregojnë se jo gjithmonë bëhet fjalë për raste urgjente, pasi edhe për një temperaturë të lartë që zgjat për disa ditë, prindërit i drejtohen spitalit dhe jo qendrave shëndetësore. Vajtet në spital, thonë pediatrit, pa rekomandimin e mjekut të familjes, jo vetëm ngarkojnë sistemin shëndetësor, por bëhen shkak që fëmijët të marrin edhe viroza të tjera.

Krahas gripit, tek fëmijët qarkullon edhe virusi respirator sincicial, si dhe viroza të tjera, ndërsa janë rikthyer rastet me fruth për shkak të uljes së vaksinimit, veçanërisht në Tiranë.

Edhe muaji shkurt pritet të nisë me rritje të kurbës së infektimeve nga gripi dhe virozat e tjera, ndaj mjekët bëjnë thirrje për kujdes, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit./ A2 CNN

Previous Post

Kompromisi gjerman për procesin e azilit/ Për çfarë ranë dakord partitë politike

Next Post

Sherr në Durrës/ Tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

Next Post
Sherr në Durrës/ Tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

Sherr në Durrës/ Tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

November 6, 2026
Gjobiten 12 qytetarë që morën pjesë në protestën e djeshme në Tiranë

Gjobiten 12 qytetarë që morën pjesë në protestën e djeshme në Tiranë

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al