Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DENONCIMI/ I digjet biznesi me 7 makina në Kamëz, qytetari: Prokurori nuk pranon të më presë, çështja pa asnjë përgjigje

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
DENONCIMI/  I digjet biznesi me 7 makina në Kamëz, qytetari: Prokurori nuk pranon të më presë, çështja pa asnjë përgjigje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetar nga Kamza denoncon një ngjarje të rëndë kriminale, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 05 qershor 2024, ku biznesi i tij është shkrumbuar nga një akt i qëllimshëm zjarrvënieje.

Sipas denoncimit, rreth orës 03:47, qytetari është njoftuar me telefon nga një i afërm se biznesi i tij i dhënies së makinave me qira, ku ushtronte aktivitetin me 7 automjete, ishte përfshirë nga flakët.

Ai shprehet se ka bërë kallëzim penal në polici, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, të cilat janë administruar nga organet ligjzbatuese, shihen qartë dy persona që hedhin lëndë djegëse dhe më pas i vënë zjarrin automjeteve.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ngjarja, autorët nuk janë identifikuar dhe as arrestuar, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar kap vlerën e milionave lekë.

Qytetari thekson se ka bërë dy kërkesa zyrtare pranë prokurorit të çështjes, Albert Kulici, për t’u informuar mbi ecurinë e hetimeve, por sipas tij, prokurori ka refuzuar ta presë në zyrë dhe nuk i ka dhënë asnjë sqarim mbi fazën ku ndodhet hetimi.

“Kam humbur gjithçka. Dëmi është i jashtëzakonshëm dhe ka prova filmike. Megjithatë, nuk kam marrë asnjë përgjigje konkrete dhe as nuk më është dhënë mundësia të informohem për çështjen time,” shprehet qytetari për Maska.al.

Denoncimi ngre pikëpyetje serioze mbi ecurinë e hetimeve, rolin e institucioneve të drejtësisë dhe mungesën e transparencës ndaj qytetarëve që kërkojnë drejtësi.

Maska.al i bën thirrje Prokurorisë dhe institucioneve përgjegjëse të reagojnë, të sqarojnë publikisht ecurinë e kësaj çështjeje dhe të garantojnë që autorët e këtij  akti  të dalin përpara drejtësisë.

Previous Post

Zelensky: Dokumentet për përfundimin e luftës në Ukrainë janë në fazën e fundit

Next Post

Policia e Kosovës konfiskon mbi 80 kg marihuanë, arrestohen 3 persona

Next Post
Policia e Kosovës konfiskon mbi 80 kg marihuanë, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës konfiskon mbi 80 kg marihuanë, arrestohen 3 persona

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al