Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nën hetim nga SPAK, por fiton sërish: Biznesmeni i DURANA-s merr 2 milionë euro pa garë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nën hetim nga SPAK, por fiton sërish: Biznesmeni i DURANA-s merr 2 milionë euro pa garë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka nën hetim tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe vetë parkun e shumëpërfolur teknologjik në Xhafzotaj të Shijakut, një prej figurave kyçe të këtij projekti ka arritur të sigurojë sërish një kontratë të majme nga fondet publike.

Bëhet fjalë për biznesmenin Armand Shara, i njohur si një nga themeluesit dhe mendjet drejtuese të parkut DURANA, i cili ka përfituar një tender me vlerë rreth 2 milionë euro nga AKSHI, pavarësisht se drejtues të këtij institucioni janë nën hetim penal, ndërsa ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Sipas dokumentacionit të procedurës, kontrata ka si objekt mirëmbajtjen e sistemit “e-receta” për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe parashikon një afat zbatimi prej 24 muajsh. Fondi limit i tenderit kapte shifrën mbi 210 milionë lekë, ose rreth 2.2 milionë euro.

 

Por ajo që ngre dyshime të forta është mënyra se si është zhvilluar gara. Në procedurë është regjistruar formalisht edhe një operator tjetër ekonomik, por ky i fundit nuk ka dorëzuar as ofertë financiare dhe as dokumentacion shoqërues. Praktikisht, tenderi ka mbetur pa konkurrencë reale, duke i hapur rrugë shpalljes fituese të kompanisë “Infosoft Systems”, e lidhur në mënyrë direkte me Armand Sharan.

 

Oferta fituese kapte vlerën rreth 185 milionë lekë pa TVSH, ose mbi 2.3 milionë euro me TVSH, çka u shpall automatike fituese për shkak të mungesës së rivalëve realë në garë. Kjo situatë ka shtuar dyshimet se procedura ka qenë e paracaktuar, ndërsa pjesëmarrja e kompanisë tjetër është përdorur thjesht për të krijuar idenë e një gare formale.

Skandali thellohet edhe më tej nga fakti se një tjetër kompani e lidhur me familjen Shara, e regjistruar së fundmi në parkun DURANA, rezulton e themeluar pikërisht në qershor 2025 dhe ka si adresë të saj Xhafzotajn. Kjo firmë, ndonëse në letra figuron me pronësi të shpërndarë, sipas burimeve lidhet drejtpërdrejt me Armand Sharan dhe rrethin e tij familjar.

Emri i këtij biznesmeni shfaqet vazhdimisht në dosje hetimore të SPAK, përfshirë edhe hetimet ndaj AKSHI-t, ku kompani të lidhura me të kanë pasur rol aktiv në disa procedura të dyshimta. Megjithatë, pavarësisht hetimeve, arrestimeve dhe akuzave për abuzime të rënda me fondet publike, skema e përfitimit të tenderëve duket se vijon pa u ndalur.

Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin real të kontrollit shtetëror dhe efektivitetin e hetimeve: si është e mundur që kontrata miliona euro të jepen pa garë, në një institucion nën hetim, dhe të përfundojnë te të njëjtët emra? Dhe mbi të gjitha, ku kanë përfunduar qindra miliona euro të shpenzuara ndër vite nga AKSHI dhe kush ka përfituar realisht prej tyre?

Previous Post

Shpenzime të larta, por rrugë pa cilësi! Banka Botërore ‘godet’ Ballukun: Duhet të reformoni urgjentisht transportin

Next Post

Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së

Next Post
Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së

Blerina Gjylameti emërohet drejtoreshë e AKU-së

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

Bardhi kundër konsultimeve të Begajt për zgjedhjet vendore: Presidenti po i shërben Ramës

October 27, 2026
Si u bë Benjamin Netanjahu kryeministri më jetëgjatë dhe më përçarës i Izraelit

Si u bë Benjamin Netanjahu kryeministri më jetëgjatë dhe më përçarës i Izraelit

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al