Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit, në lojë jo vetëm Ministria e Arsimit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE
0
Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit, në lojë jo vetëm Ministria e Arsimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, i mbikëqyrur nga Ministria e Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë edhe dhjetëra mësues gjatë një viti shkollor, për një punë jashtë orarit të papaguar, në fund rezultoi një gënjeshtër.

Fotot e Kleas në fakt ishin të këngëtares amerikane Gracie Abrams. Ermesi u dënua për falsifikim kompjuterik dhe dokumentesh, ku ka riprodhuar edhe firmën e një punonjëse të Ambasadës Amerikane. Sidoqoftë skema e mashtrimit nuk preku nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit dhe u kalua me heshtje publikisht. Por përpara prokurores në deponimin e miratimit të projektit , zyrtarët kanë folur.

Verifikimet nxjerrin në pah parregullsi të shumta. Kërkesa për projekt nuk ishte zyrtare dhe as e protokolluar. Para urdhrit për zbatim me email në datë 18 shtator nga Nina Guga, vetë ish zëvendës ministrja tregon se fillesat e komunikimit me Klea Ramën ishin përmes SMS nga një numër i huaj ku i ka shpjeguar idenë e projektit, teksa i ka dërguar një foto të saj krah kryeministrit.

I pyetur si person në dijeni drejtori i programeve dhe politikave arsimore në Ministri që ju delegua ndjekja e projektit Shkëlqim Allkaj deklaron se insistimi për tu vlerësuar me prioritet projekti ka qënë dhe nga sekretari i përgjithshëm Erzen Tola. Madje, është Shkëlqimi që hedh dyshimet e para të lidhjes mes Kleas dhe Ermesit.

“Në një bisedë informale me drejtoreshën e ZVA Lezhë më ka thënë se kishte komunikuar me znj. Klea Rama në WhatsApp dhe i kishte kërkuar mbështetje për të ndërhyrë në Bashkinë Lezhë për projektin e teatrove të Ermes Hoxhallit dhe i kishte dërguar numrin e këtij të fundit. Di që ai ka patur komunikime me shumë nga eprorët e mi dhe këtë person më është kërkuar shprehimisht nga Sekretari i Përgjithshëm që ta prisja në zyrë. Kujtoj që në muajin maj ky shtetas ka kërkuar miratimin e projektit, por i është miratuar nga ana jonë vetëm komunikim me shkollat për projektin e teatrove faza e parë”.

Çfarë vëren hetimi? Dëshmitë e mbledhura nga zyrtarë të ministrisë së arsimit, drejtues shkollash si dhe zyrash vendore arsimore zbulojnë përpjekjen që Ermesi kishte përmes personazhit surreal “Kleas” të ndërhynte për projektet e tij në lidhje me teatrin.

Pra, qartazi janë zhvilluar dy projekte paralelisht nga Ermesi me Ministrinë e Arsimit, një në skemën e Klea Ramës dhe një me emrin e vetë, kërkesë e dërguar për miratim elektronikisht një javë më vonë pas emailit për “Lets talk together about United States”, po në shtator të vitit 2023.
Sepse siç tregon ai, dyert pa Klean ishin thuajse të mbyllura. Por kur me Ministrinë e Arsimit Ermesi arriti vetëm fazën e parë të projektit “Konkurs Kombëtar Teatror Rinor”, në pah del një ministri tjetër. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku Ermesi është një nga fituesit ndër gati 600 aplikime për projekte në art dhe kulturë. 20-vjeçari ka firmosur kontratë me mbështetje financiare në vlerën 400 000 lekë të reja, për organizimin e një festivali me nxënësit më të mirë aktorë asokohe./Top Channel

Previous Post

Tërmeti dhe shirat i dëmtuan banesën/ Familja në Gjirokastër në mëshirë të fatit, asnjë ndihmë nga shteti

Next Post

Shqipëria, parajsa “offshore” për mashtruesit: Turku Veysel Sahin me “call centera”, synon bastet online!

Next Post
Shqipëria, parajsa “offshore” për mashtruesit: Turku Veysel Sahin me “call centera”, synon bastet online!

Shqipëria, parajsa “offshore” për mashtruesit: Turku Veysel Sahin me “call centera”, synon bastet online!

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al