Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Shqipëria, parajsa “offshore” për mashtruesit: Turku Veysel Sahin me “call centera”, synon bastet online!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in KRONIKE, KRYESORE
0
Shqipëria, parajsa “offshore” për mashtruesit: Turku Veysel Sahin me “call centera”, synon bastet online!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria, ky vend i vogël sa një qytet në Itali apo Turqi, është kthyer në parajsën “offshore” për shumë individë me të kaluar kriminale nga shumë vende të botës. Indianë, koreanë, kinezë, turq, italianë, grekë, izraelitë, etj, etj., kanë gjetur parajsën fiskalë në vendin tonë. Afërsia me Europën, klima apo lidhja e vetë shtetit me grupet kriminale, ka sjellë këtë klimë, ku çdo individ, pavarësisht lidhjeve apo të kaluarës së tij, arrin të pastrojë në mënyrën më të mirë paratë e aktiviteteve të paligjshme.

Ndërtimi, bastet, call centerat, agjencinë, transporti, automjetet e shumë biznese të tjera, çdo ditë po kalojnë në duart e këtyre njerëzve, duke e bërë të papërballueshme koston e jetesës për shumë shqiptarë, aq sa fshatra, qyteza apo edhe qytetet të mesme të boshatisen, duke sjellë një emigrim të madh. Në vend të shqiptarëve, kanë ardhur të huajt, ku krahas klasës punëtore, kanë ardhur edhe njerëz të akuzuar në vendet e tyre për mashtrime apo vepra të tjera të rënda.

Fillimisht në Shqipëri investuan bosët e mafies italiane, më pas disa indianë, grekë apo edhe nga vendet e Amerikës Latine. Gjithkush prej tyre ka parë sesi biznesi dhe politika iu krijonin kushtet e nevojshme për të pastruar paratë. Nëse dikur, paratë e drogës pastroheshin në vendet afrikane apo edhe në ishujt që njihen si parajsa fiskale, tashmë mund t’a bësh fare lehtë në Shqipëri. Ministra, deputetë apo edhe drejtorë apo sekretarë në ministrira, janë bërë “sekserët” që këta individë t’a kenë parajsën në Shqipëri.

VoxNews ka mësuar se Veysel Sahin ka futur në “lojë” kompani guacka që veprojnë në Qipron Turke. Objekti i kompanive është i njëjtë me atë që ai vetë u hetua dhe u dënua në vendin e origjinës. Por, ka ndryshuar “pronarët” dhe “administratorët” me letra të këtyre kompanive, duke futur edhe emra anglezë apo europianë, për t’a bërë sa më të besueshëm për qeverinë shqiptare.

Sipas mediave turke, në vitin 2017 u ndërmor një aksion në Turqi dhe Qipron Veriore, duke vënë në pranga 17 persona. Në pranga ra edhe “Veseli”, i cili akuzohej për baste të paligjshme në Stamboll, Izmir dhe Bodrum. Sahini u akuzua si kreu i kësaj organizate, që bastet e paligjshme i realizonte online. Ka dyshime se grupi ka pastruar paratë në ndërtim dhe resorte, duke investuar dhjetëra miliona euro të ardhura nga bastet, teksa ka pasur dyshime se “Veseli” ka pastruar edhe para nga trafiku i drogës.

Ai u dënua dhe qëndroi disa kohë pas hekurave në Turqi, teksa pas lirimit “parajsën” e ka gjetur në Shqipëri. Veysel Sahin ka hyrë në vendin tonë përmes kompanive guackë, në bashkëpunim me biznesmenë dhe persona të tretë, shtetas shqiptarë./voxnews

Previous Post

Mashtrimi me bursat në SHBA/ Zbardhet strategjia e Ermes Hoxhallit, në lojë jo vetëm Ministria e Arsimit

Next Post

Parashikimi i motit, java nis me diell, por temperaturat mbeten të ulëta

Next Post
Parashikimi i motit, java nis me diell, por temperaturat mbeten të ulëta

Parashikimi i motit, java nis me diell, por temperaturat mbeten të ulëta

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sekuestrohet mbi 107 kg drogë në Portin e Durrësit, vinte nga Kanadaja

Sekuestrohet mbi 107 kg drogë në Portin e Durrësit, vinte nga Kanadaja

September 9, 2026
“Duhet të jemi të heshtur”/ Ahmetaj publikon deklaratën e Ron Yeffet

“Duhet të jemi të heshtur”/ Ahmetaj publikon deklaratën e Ron Yeffet

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al