Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lirohen bashkëpunëtorët e autorit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lirohen bashkëpunëtorët e autorit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhur me vrasjen e 15 gushtit të këtij viti, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, Gjykata e Apelit Tiranë ka nxjerrë nga qelia babain dhe xhaxhain e autorit, Edison Guri dhe Roland Guri, të cilët ishin të akuzuar për fshehje të krimit.

Gjykatësja e Gjykatës së Apelit, Lutfije Celami, ka ndryshuar masën e sigurisë për të dy këta shtetas nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, familjarët e viktimës e kanë konsideruar këtë një padrejtësi nga ana e gjykatës dhe kërkojnë kthimin e tyre në qeli.

Edison Xhejo, babai i viktimës:

“Kur ishte bërë gjyqi një nga personat e arrestuar ka qenë Florian Çela i cili ka qenë me autorin në makinë dhe nuk e parandaloi ngjarjen, që ishte i pari, kryesori ka qenë ky. Kur ishte bërë gjyqi, gjykata e ka lënë me arrest shtëpie. Nuk kemi dashur të japim intervista se sa herë flasim nuk durojmë dot. Para pak ditësh mësuam që kishte dalë edhe xhaxhai edhe i ati, i ka nxjerrë apeli.

Ne kërkojmë drejtësi, deri dje kishim besim tek drejtësia por nuk e di se cfarë mund të bëhet. Nuk e di argumentin, nuk ka dalë vendimi akoma, thjesht një gjyqtare nga Tirana i ka nxjerrë. Avokati tha që për 5 ditë del vendimi ndërkohë kanë kaluar 10 ditë dhe akoma.

As ne nuk e dimë përse i ka liruar. Prokuroria kërkoi në fillim burg për të tre këta persona kur tani marrim vesh që ishin liruar, kishin bërë kërkesë në gjykata e apelit në Tiranë. Si mund ta ndjekim këtë çështje?! Vetëm me ligj, me drejtësi, nëqoftëse ka drejtësi. Ju bëjmë apel institucioneve ne sa të kemi jetë me këtë çështje do meremi. Ne kemi besim tek drejtësia por edhe shumë jo. Duam të merren institucionet sepse po ndodhin shumë gjëra, si rasti i dhalit tonë po ndodhin shumë, ndodhi edhe ajo në Durrës, kanë ndodhur edhe të tjera.

Djali kishte dalë me shokët, vajti për t’u qethur në Pirg dhe rrugës ishin ndeshur me autorin me makinë. Me ç’më thanë shokët e djalit, i kishin fishkëllyer dhe aty ishin përleshur. Nuk besoj të ishte sherr i paralajmëruar, nuk kishin çfarë ndanin, ishin fëmijë. Jo, asnjë njeri nuk ka ardhur (nga familja e autorit), s’janë munduar. Edhe sikur të kenë dashur, çfarë do kërkojnë?

Jemi shumë të shkatërruar. Të vetmin ngushëllim e kishim në drejtësia, por siç po ndodhin gjërat… nuk dimë më se ku të kemi besim dhe çfarë mund të bëhet! I ati me xhaxhain (e autorit) që fshehën armën e krimit, kishin marrë thikën, e kishin larë, nuk e di si i lirojnë këta njerëz të tillë! Ç’janë këta gjyqtarë? Nuk e di. Ne duam vetëm drejtësi, që mos i ndodhë asnjeriu kjo që na ndodhi ne. Krahas ngjarjes, më shumë i ka tronditur edhe fakti që u liruan këta të dy. Nuk e beson asnjë njeri, gjithë rrethi jonë shoqëror thonë “si ka mundësi?”

Previous Post

SPAK: Seancat e çështjes “Veliaj” po shtyhen për shkak të mbrojtjes

Next Post

Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”

Next Post
Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”

Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al