Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rama e favorizoi me kontrata 21 milionë euro, si përfundoi projekti i Mogherinit në duart e kompanisë “Fusha”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjithë Evropën. Zonja Mogherini, që ishte rektore e Kolegjit të Evropës në Bruges, u shoqërua në polici së bashku me një anëtar të stafit të kolegjit dhe një tjetër zyrtar të Komisionit Evropian, lidhur me një hetim për manipulimin e një tenderi. Autoritetet hetimore evropiane dyshojnë se gjatë periudhës 2021–2022, Kolegji i Evropës ka përfituar përmes favorizimit një kontratë me vlerë 3.2 milionë euro nga Shërbimi Diplomatik i BE-së për një trajnim 9-mujor të diplomatëve të rinj.

Kolegji i Evropës është një institut prestigjioz për studime evropiane me seli kryesore në Bruges të Belgjikës. Të diplomuarit nga vende të ndryshme të Evropës mund të ndjekin aty studime pasuniversitare dhe të përgatiten në fushën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian. Ndërkohë, një degë e këtij kolegji është hapur edhe në Tiranë, më shumë se një vit më parë.

Kolegji i Evropës në Tiranë është vërtet një degë e atij të Bruges-it, ashtu siç është edhe ai i Natolinit në Varshavë, por mësimi në këtë universitet është me pagesë, madje jo të vogël, por 27 mijë euro në vit.

Ndërkohë, qeveria shqiptare mbështet studentët me pesë bursa dhe për vitin akademik 2025–2026 janë përzgjedhur për të studiuar 41 studentë, nga të cilët vetëm 10 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Pra, në Tiranë, në Kolegjin e Evropës, do të kenë akses ata që përzgjidhen nga kjo strukturë, ata që kanë mundësi të paguajnë dhe ata që mbështeten me bursë nga qeveria. Por përse është kjo e padrejtë për qytetarët shqiptarë dhe taksat e tyre?

Qeveria shqiptare, pas firmosjes më 6 tetor 2023 të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Kolegjit, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Tiranës, i propozoi në muajin mars Kuvendit të Shqipërisë të ratifikojë Marrëveshjen për Themelimin e Kolegjit të Evropës për hapjen e një dege në Tiranë. Por përpara se kjo marrëveshje të miratohej nga Kuvendi, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që autorizonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor për të realizuar projektin “Kolegji i Evropës”.

Më pas, marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi në datën 18 prill 2024; një muaj më pas, e që të jetë në fuqi tërësisht duhet që të dekretohet nga Presidenti, por askush nuk ka pritur kohën e nevojshme për miratimin e saj dhe Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që ka efekte financiare pa bazë ligjore.

Por shkeljet dhe favorizimet nuk përfundojnë këtu. Edhe pse një universitet privat, marrëveshja i jep terren trajtimi preferencial fiskal këtij kampusi, duke e përjashtuar nga çdo lloj detyrimi tatimor e doganor. Madje jo vetëm kolegjin, por edhe furnitorët e kolegjit.

 

Pas miratimit të kësaj marrëveshjeje haptas favorizuese, Këshilli i Ministrave mori një tjetër vendim. Këtë herë për t’i kaluar në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe më pas kolegjit tokën pranë Qytetit Studenti për të ndërtuar kampusin. Në total u vendosën në dispozicion 4 mijë metra katrorë truall nga pasuritë publike të Shqipërisë për Kolegjin e Evropës.

Madje edhe fondet për ndërtimin e godinës do të jepen nga taksat e shqiptarëve. Në total, ndërtimi dhe arredimi i infrastrukturës së këtij kampusi do t’i kushtojë taksapaguesve tanë 21 milionë euro. Këto para kanë kaluar menjëherë në buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili më datën 21 gusht 2024 ka hapur garën për të përzgjedhur kompaninë që do të kryejë punimet.

Fituese në këtë tender është përzgjedhur kompania “Fusha” me “Ed Konstruksion”, me një ofertë prej 15.2 milionë euro, 1.7 milionë euro më të ulët se fondi limit, por 840 mijë euro më e lartë se e një operatori tjetër që ka marrë pjesë në këtë garë.

Godina do të përbëhet nga 3 ndërtesa: ajo publike me 5 kate, ajo universitare me 7 kate dhe godina e delegatëve me 5 kate. Në mes të tyre do të ngrihet një auditor në formën e kupolës dhe do të ketë një parkim nëntokësor me 415 vende.

Të gjitha këto do të financohen nga taksat e shqiptarëve, duke qenë se kryeministri Edi Rama ka vendosur t’ia bëjë si dhuratë mikes së tij Federica Mogherinit.

Ndërkohë, ditën e enjte, e gjendur në situatë jo të favorshme për shkak të hetimeve të nisura nga Zyra e Prokurorisë Evropiane, Federica Mogherini dha dorëheqjen për t’u hetuar në gjendje të lirë si qytetare e thjeshtë dhe jo të interferojë në drejtësi duke mbajtur postin e rektores së Kolegjit të Evropës. Një standard që kryeministri ynë nuk e ka pranuar në rastin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku./Piranjat/

Previous Post

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, lirohen bashkëpunëtorët e autorit

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025   

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025    

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025   

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al