Një shpërthim bombole ka ndodhur në një piceri te kompleksi “Delijorgji”.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të plagosur pronari i biznesit B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç.
Të dy po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.








