Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtorë gjashtë shtetas dhe pesë persona juridikë, pas kërkesës së Prokurorisë, për krijimin e një skeme mashtruese me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Mes të dënuarve janë edhe tre shtetas italianë, të cilët vepronin përmes kompanive të tyre në Shqipëri.

Në listën e personave të shpallur fajtorë përfshihen Ilir Qafa, Elton Beqiraj, Andrea Emanuele di Dio, Salvatore Castorina, Salvatore Cascino dhe kontabilisti Zaho Kuka.

Prokuroria arriti të provojë se Ilir Qafa dhe Elton Beqiraj, në bashkëpunim me italianët Andrea di Dio, Salvatore Castorina dhe Salvatore Cascino, ngritën një skemë mashtruese përmes kontratave fiktive të konsulencës juridike.

Kjo skemë kishte si qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe shpërndarjen e shumave monetare në kundërshtim me ligjin.

Gjykata vendosi dënime të ndryshme për individët e përfshirë. Ilir Qafa dhe Elton Beqiraj u dënuan me nga 3 vjet burgim për krijimin e skemës mashtruese dhe mospagimin e taksave.

Andrea di Dio u dënua me 4 vjet burgim për fshehje të të ardhurave dhe mashtrim fiskal. Ndërsa Salvatore Castorina dhe Salvatore Cascino morën nga 3 vjet burgim secili për mashtrim dhe mospagim taksash. Kontabilisti Zaho Kuka u dënua me 180 orë punë në interes publik për moskallëzim krimi.

Përveç individëve, gjykata shpalli fajtorë edhe pesë persona juridikë, duke vendosur gjoba të konsiderueshme. Kompania “Sidec Albenergy” sh.p.k. u gjobit me 1.500.000 lekë, “Primis” sh.p.k. me 1.000.000 lekë, “Gainsbourg” sh.p.k. me 1.200.000 lekë, “Al Nair Trading” sh.p.k. me 1.200.000 lekë dhe “CS International Consulting” me 1.200.000 lekë.

Previous Post

Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shtyn seancën për Metën

Next Post

Qeveria uli fondet, Kushtetuesja kërkon 2 mln lekë: Po na ra zjarri neve, ju bie dhe juve

Next Post
Qeveria uli fondet, Kushtetuesja kërkon 2 mln lekë: Po na ra zjarri neve, ju bie dhe juve

Qeveria uli fondet, Kushtetuesja kërkon 2 mln lekë: Po na ra zjarri neve, ju bie dhe juve

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

Avokati i Popullit ngre shqetësime për dhunë policore dhe mbipopullim pas protestës në Tiranë

October 21, 2026
Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al